Lajme Zone

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar nga policia në Athinë, duke çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe lëndësh narkotike dhe arrestimin e tre personave.

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar nga policia në Athinë, duke çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe lëndësh narkotike dhe arrestimin e tre personave. Aksioni përfi me ndalimin e dy shtetasve grekë 59 dhe 50 vjeç, si edhe të një shtetasi shqiptar, 35-vjeçar. Ata akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, policia sekuestroi mbi 26 kilogramë kokainë dhe më shumë se 360 kilogramë marijuanë, si të përpunuar ashtu edhe të papërpunuar. Vlera e drogës në treg llogaritet rreth 2.5 milionë euro. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte siguruar më herët nga 59-vjeçari, i cili vepronte edhe në emër të 50-vjeçarit. Pjesa më e madhe e drogës u gjet në një magazinë dhe në një apartament të përdorur prej tyre, ku u sekuestruan gjithashtu edhe pajisje për paketim dhe shpërndarje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb