Lajme Zone

Salianji nuk lejohet të garojë? Kopliku: Berisha, i vetmi kandidat për kryetar të PD

Ish-kandidati për deputet i PD në qarkun e Shkodrës, në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, Tedi Kopliku, në një intervistë në studion e lajmeve në Neës24, deklaroi se Berisha është i vetmi kandidat për kryetar të PD, në garën e 23 majit.

Ish-kandidati për deputet i PD në qarkun e Shkodrës, në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, Tedi Kopliku, në një intervistë në studion e lajmeve në Neës24, deklaroi se Berisha është i vetmi kandidat për kryetar të PD, në garën e 23 majit. I pyetur për debatet e brendshme mes Ervin Salianjit dhe lidershipit të PD, pas nisjes së lëvizjes së ish-deputetit për riorganizimin e PD, Kopliku tha se Salianji nuk e fiton dot përballjen me Berishën. “Berisha është i vetmi kandidat që ka ndjekur rrugët e forumeve, dhe është shpallur kandidat.

Prej 2021 ka udhëhequr opozitën në sfidat e brendshme e të jashtme, nuk është e lehtë ta drejtosh opozitën në një vend që po degradon drejt autokracisë dhe me shumë mundësi mund të jetë për momentin kryetar i PD derisa nuk ka një kandidat të shpallur. Unë nuk di se ka një kandidat të shpallur që respekton forumet e PD, institucionin e partisë. Nuk besoj se ju mendoni se Salianji e mund Berishën brenda PD?, tha Kopliku.

Më tej, duke folur për “vetëpërjashtimin” sipas Berishës të Salianjit, drejtuesi i Departamentit të Brain Gain në PD, tha se Salianji nuk ka ndjekur rrugën institucionale të PD për të kryer betejat e tij.

“Nuk mund të përdorësh rrugën institucionale dhe të bësh rrugën tënde jashtë forumeve të PD duke përdorur struktura paralele.

Tedi Kopliku: pavarësisht cdo personazhi që do ti dalë përballë Berishës, është vota që do e përcaktojë. Berisha është i vetmi kandidat që ka ndjekur rrugët e forumeve, dhe është shpallur kandidat.

Prej 2021 ka udhëhequr opozitën në sfidat e brendshme e të jashtme, nuk është e lehtë ta drejtosh opozitën në një vend që po degradon drejt autokracisë dhe me shumë mundësi mund të jetë për momentin kryetar i PD derisa nuk ka një kandidat të shpallur. Unë nuk di se ka një kandidat të shpallur që respekton forumet e PD, institucionin e partisë.

PD është e vetmja parti politike që ka zgjedhje në të gjithë spektret, na kërkohet një kandidat perfek.

Salianji është një personazh që ka bërë betejën e tij e ka udhëhequr më shumë në media se brenda dyerve të PD. Jam totalisht kundër qasjes së përjashtimit, nuk e di se është penguar. Jashtë komplet rregullave ka qenë anëtar i kryesisë së PD, drejtues politik në një qark të rëndësishëm para se të kryente burgun politik, është një nga njerëzit që ka patur më shumë hapësirë se të gjithë në PD.

Në perceptimin tim, nuk shoh që Salianji ka ndjekur rrugën institucionale të PD, pra nuk mund të përdorësh rrugën institucionale dhe të bësh rrugën tënde jashtë forumeve të PD duke përdorur struktura paralele.

Nuk ndërhyj në këtë pjesë, sepse nuk jam pjesë e kryesisë së PD.

PD ka zëra të kundërt brenda saj, brenda kryesisë së saj dhe ka plot përplasje idesh e mosdakordësi.

Nuk mund ti përdorim sipas oreksit forumet e PD. Nga një anë sillemi si satelitë të PD dhe nga ana tjetër duam të respektohen rregullat e lojës nëse i prishim rregullat e lojës dhe shkaktojmë një lëvizje brenda një partie politike le shumë për të dëshiruar.

Nuk besoj se ju mendoni se Salianji e mund Berishën brenda PD? © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb