Lajme Zone
Zbulohet plantacioni me mbi 1000 bimë kanabisi në Itali/ Në pranga një shqiptar
EkonomiCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zbulohet plantacioni me mbi 1000 bimë kanabisi në Itali/ Në pranga një shqiptar

As presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe as ndonjë zyrtar...

Një plantacion i madh kanabisi i ngritur brenda një kapanoni në Coassolo Torinese është zbuluar nga policia italiane, në kuadër të një hetimi për trafikun e drogës në zonën e Asti-t. Në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, i dyshuar si kujdestari i plantacionit.

Gjatë kontrollit në kapanon, policia zbuloi 1.206 bimë kanabisi që u sekuestruan bashkë me mjetet e tjera të gjetura në kapanon. Sipas raportimeve vlera e bimëve narkotike në tregun e paligjshëm e kalonte 1 milione euro.

Hetimi drejtohet nga Prokuroria e Republikës në Asti, ndërsa po punohet për zbardhjen e aktivitetit të një grupi të dyshuar kriminal me origjinë shqiptare, i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Operacioni i parë i rëndësishëm u zhvillua më 20 prill 2026, kur u arrestua një 47-vjeçar shqiptar, banues në Asti. Gjatë kontrolleve në dy prona që ishin në dispozicion të tij, Karabinierët sekuestruan rreth 22 kilogramë kokainë, pesë pistoleta, një silenciator dhe më shumë se 200 fishekë, përfshirë edhe municione të kategorisë ushtarake.

Zhvillimi i mëtejshëm i hetimeve çoi më 21 korrik 2026 në identifikimin dhe denoncimin e pesë personave të tjerë me origjinë shqiptare, të dyshuar për përfshirje në aktivitetet e paligjshme që po hetohen.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e secilit prej personave të përfshirë dhe për të zbardhur lidhjet e mundshme mes plantacionit dhe rrjetit të dyshuar të trafikut të drogës. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.