Lajme Zone
Ndahet nga jeta "Lea" e Alban Skënderajt/ Këngëtarja humb betejën me sëmundjen e rëndë
KulturëCNA

Ndahet nga jeta "Lea" e Alban Skënderajt/ Këngëtarja humb betejën me sëmundjen e rëndë

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së ...

Këngëtarja nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin e artit Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur motra e saj, Drenisa, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e të motrës. “Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirt i bardhë”, ka shkruar ajo. Lidhur me lajmin e hidhur ka reaguar dhe artisti Alban Skënderaj, e cili e ka kujtuar përmes një mesazhi, duke zbuluar se Rinesa kishte interpretuar personazhin e Leas në një prej videoklipeve të tij.

“Prehu në paqe Rinesa. Dhe pse tepër shkurt, e jetove jetën me guxim, si një ‘Lea’ e vërtetë”, thuhet në reagimin e Skënderajt. Mesazhe ngushëllimi kanë shprehur edhe artiste të tjera si Dafina Zeqiri, Fifi dhe Tayna. Rinesa ishte diagnostikuar me tumor në tru në vitin 2025, ndërsa gjatë kësaj periudhe iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve me rrezatim. Me përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore, familjarët kishin kërkuar edhe ndihmë financiare për të përballuar shpenzimet e trajtimit.

E lindur në Prishtinë, Rinesa jetonte dhe krijonte në Kanada, ku u dallua për stilin e saj të veçantë muzikor. Artistja kishte tërhequr vëmendjen e publikut përmes interpretimeve të saj në rep dhe teksteve personale, të cilat pasqyronin identitetin dhe përjetimet e saj artistike. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.