Lajme Zone
Si shkëputet Dua Lipa nga telefoni dhe rrjetet sociale? Këngëtarja shqiptare zbulon pasionin që i merr gjithë vëmendjen: Sekreti janë librat!
KulturëReport TV

Si shkëputet Dua Lipa nga telefoni dhe rrjetet sociale? Këngëtarja shqiptare zbulon pasionin që i merr gjithë vëmendjen: Sekreti janë librat!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore pranon se është e varur nga telefoni, ndaj përdor një aplikacion që i kufizon përdorimin e rrjeteve sociale në vetëm një orë në ditë.

Dua Lipa ka zbuluar mënyrën që përdor për të kaluar më pak kohë në telefon dhe për t’iu kushtuar pasionit të saj për librat. Këngëtarja shqiptare me famë botërore pranon se është e varur nga telefoni, ndaj përdor një aplikacion që i kufizon përdorimin e rrjeteve sociale në vetëm një orë në ditë. “Hidheni telefonin tutje”, është këshilla e saj për ata që duan të shkëputen nga bota virtuale. LEXO edhe...Dua Lipa tërheq vëmendjen me thonjtë në ngjyrë smeraldi, manikyri elegant që po frymëzon pamjet për Halloween Përveç suksesit në muzikë, Dua është kthyer në një promovuese të njohur të leximit. Në vitin 2023, ajo krijoi klubin e saj të librave përmes platformës Service95, ku ndan rekomandime mujore dhe interviston autorë të njohur. Këtë muaj, ajo po kuron Festivalin e Letërsisë në Londër, ku do të bisedojë me emra të njohur si Zadie Smith, Patti Smith dhe Mustafa. Këngëtarja tregon se mban gjithmonë një libër në çantë dhe lexon gjatë udhëtimeve apo para gjumit. Ndër të preferuarit e saj janë “1984” i George Orwell dhe “Mikesha ime e shkëlqyer” e Elena Ferrantes. Aktualisht, Dua po lexon librin “Careless People” të Sarah Wynn-Williams, të cilin e përshkruan si një vepër që të trondit dhe të bën të reflektosh. Për autoren, ajo shprehet shkurt: “Ajo është e guximshme”. A.C/ReportTv.al libra dua lipa Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.4% Disi 3% Vota total: 12871 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?