Lajme Zone
Zbulohet lokali që përdorej për lojëra fati në Durrës/ Në pranga 35-vjeçari, një tjetër nën hetim
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zbulohet lokali që përdorej për lojëra fati në Durrës/ Në pranga 35-vjeçari, një tjetër nën hetim

Një lokal në Durrës ishte përshtatur për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Policia ka finalizuar operacionin “Fati i lojërave”, duke arrestuar organizatorin dhe proceduar penalisht pronarin e ambientit.

Një lokal në Durrës ishte përshtatur për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Policia ka finalizuar operacionin “Fati i lojërave”, duke arrestuar organizatorin dhe proceduar penalisht pronarin e ambientit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Durrësit, bazuar edhe në informacionet operative, ushtruan kontrolle në disa lokale dhe ambiente të dyshuara për zhvillimin e lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve në një lokal në lagjen nr. 14, policia arrestoi në flagrancë shtetasin F. T., 35 vjeç, banues në Durrës. Sipas policisë, ai kishte marrë me qira ambientin, pa kontratë, dhe e kishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit përmes tavolinave të pokerit dhe aparateve celularë. Gjatë kontrollit u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive, si dhe tavolina pokeri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina pokeri, çipsa dhe 15 aparate celularë. Ndërkohë, policia procedoi penalisht edhe shtetasin M. M., 24 vjeç, pronarin e lokalit, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokalit për zhvillim të paligjshëm të lojërave të fatit”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb