Lajme Zone
“Do të vras nëse ndahesh prej meje”, dosja që paralajmëroi masakrën e Roskovecit
Të tjeraJOQ Albania

“Do të vras nëse ndahesh prej meje”, dosja që paralajmëroi masakrën e Roskovecit

Masakra e ndodhur në korrik 2026 në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Nertil alias Refit Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plaka dhe ish-vjehrrën Belere Plaka, përpara se të merrte peng ish-të fejuarën Rosalinda Plaka dhe më pas të vriste veten, rezulton të ketë qenë e paralajmëruar. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, muaj përpara tragjedisë, policitë kriminale të Fierit dhe Tiranës kishin marrë denoncime nga Rosalinda Plaka, e cila kishte raportuar kërcënime serioze nga ish-i fejuari. Në nëntor 2025, Buzi u arrestua dhe u la në “arrest në burg” për “Kanosje” dhe “Përndjekje”, masë e cila u konfirmua edhe nga Apeli i Tiranës më 22 dhjetor 2025. Megjithatë, më pas ai doli nga qelia, ndërsa rrethanat e lirimit mbeten për t’u sqaruar.

Në kallëzimet e saj, Rosalinda Plaka kishte deklaruar se Buzi e kërcënonte vazhdimisht me vrasje nëse ajo ndahej prej tij apo krijonte një lidhje tjetër. “Do të vras nëse ndahesh prej meje” dhe “nuk ke për të jetuar asnjë ditë të qetë nëse të shoh me dikë tjetër”, ishin disa prej kërcënimeve të raportuara. Sipas saj, ai kishte tentuar ta çonte me forcë në hotel, kishte kërcënuar edhe vëllain e saj me fjalët “nuk do ta lë motrën rehat”, ndërsa i kishte dërguar video intime duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjetet sociale. Më 16 nëntor 2025, ai kishte shkuar në lokalin ku punonte Rosalinda dhe e kishte kërcënuar: “Nëse nuk vjen të më takosh do bëj ekstremin në lokal”. Një ditë më pas, më 17 nëntor, ajo pretendoi se Buzi e kishte kapur prej krahu dhe i kishte treguar armën, ndërsa kunata K.K. deklaroi se e kishte dëgjuar të thoshte: “Për kokë të Malos do ta shkrep”.

Dosja tregon se edhe familjarët e Rosalindës ishin në dijeni të situatës, ndërsa vëllai i saj deklaroi se ajo i kishte treguar për kërcënimet telefonike, shantazhet me videot intime dhe frikën që kishte për jetën. Prokurori e kishte cilësuar Buzin si person me “rrezikshmëri të lartë shoqërore”, duke argumentuar se veprat për të cilat dyshohej paraqisnin rrezikshmëri të theksuar. Pavarësisht kësaj, ai arriti të dalë nga qelia. Më pas, në korrik 2026, ndodhi tragjedia në Vidhisht: Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plaka dhe ish-vjehrrën Belere Plaka, mori peng Rosalindën dhe u përball me policinë dhe RENEA-n, përpara se të vriste veten. Tragjedia ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si u trajtuan denoncimet e përsëritura dhe paralajmërimet për rrezikun që ai paraqiste.