Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Janë bërë det”/ Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë i mori inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra


Deputeti i PD, Saimir Korreshi, denoncon situatën alarmante të mbetjeve në Lushnje, duke treguar pirgje plehrash, goma dhe mbetje pranë ish-fabrikës së letrës në Karbunarë. Ai akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e mbetjeve dhe ngre dyshime për abuzime me tonazhet dhe pagesat, ndërsa qyteti vijon të përballet me plehrat në çdo cep.

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, denoncon situatën alarmante të mbetjeve në Lushnje, duke treguar pirgje plehrash, goma dhe mbetje pranë ish-fabrikës së letrës në Karbunarë. Ai akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e mbetjeve dhe ngre dyshime për abuzime me tonazhet dhe pagesat, ndërsa qyteti vijon të përballet me plehrat në çdo cep. Videomesazhi i plotë: “Urdhëroni! Ish-fabrika e letrës. Karbunara, e para. Urdhëro! Si mund të mungonte këtu dhe këtu një landfill, një vend grumbullimi mbetjesh, plehrash? Goma, plehra, të hedhura, sa të duash. Ja edhe kjo mbrapa andej. Mund të mungonte këtu? S’mund të mungonte. Se nuk ka cep të Lushnjes që nuk e kanë mbytur plehrat. I shikoni, këto janë oxhaqet, gërmadhat, rrënojat, dhe meqë janë rrënoja ne mund t’i lëmë lehtësisht dhe plehrat. Kështu është logjika e pushtetit dhe e qivirrisë tonë. Hidhini plehrat ku të mundni. Lekët na i rruajti inceneratori, lekë për ton nuk ka. Atje e shtojnë tonin nga 10 ton, se hypin ato tre veta, katër veta i shtojnë tonazhin për t’i paguar lushnjarët, e ndërkohë plehrat hidhen këtu. Ec dhe njëherë atje, jepi dhe njëherë atje atyre. Të lutem. Që të shikojnë njëçikë që është bërë det atje. Që ka dhe andej matanë pirgjet. Kjo është situata. Ju urojmë shëndet.

Vapa bën të veten. Plehrat janë bërë kapul. Ja kaq’, shprehet Korreshi në videomesazhin e tij. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb