Lajme Zone
Zbulohen dy shtëpi bari në Barbullush të Shkodrës, arrestohen dy të rinjtë e shpallur në kërkim
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zbulohen dy shtëpi bari në Barbullush të Shkodrës, arrestohen dy të rinjtë e shpallur në kërkim

Dy të rinj të shpallur në kërkim janë kapur dhe vënë në pranga, pasi dyshohen për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Dy të rinj të shpallur në kërkim janë kapur dhe vënë në pranga, pasi dyshohen për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Blutë bëjnë me dije se shtetasit A Beqiri, 28 vjeç dhe Samuel Bercaj, 25 vjeç, dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin përshtatur dy banesa në fshatin Barbullush për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, për veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit:

* A. B., 28 vjeç, banues në Shkodër;

* S. B., 25 vjeç, banues në fshatin Zagorë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte nxjerrë urdhër për ndalimin e tyre, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Këta 2 shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në muajin janar 2026, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët 5”, kishin përshtatur 2 ambiente (banesa), në fshatin Barbullush, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Top Channel