Lajme Zone
Reklamonin shërbimet e prostitucionit në rrjete sociale, zbulohen dy apartamentet e marrë me qira, në pranga tutoria dhe vajzat nga Brazili
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Reklamonin shërbimet e prostitucionit në rrjete sociale, zbulohen dy apartamentet e marrë me qira, në pranga tutoria dhe vajzat nga Brazili

Dy raste të reklamimit në rrjete sociale, të ushtrimit të prostitucionit, janë zbuluar në kryeqytet.

Dy raste të reklamimit në rrjete sociale, të ushtrimit të prostitucionit, janë zbuluar në kryeqytet. Policia ka arrestuar 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prostitucionit. Po ashtu në pranga ka rënë edhe tutoria 46-vjeçare që shfrytëzonte shtetasen braziliane.

“L. S., 46 vjeçe dhe T. S., 21 vjeçe (te dyja nga Brazili), pasi dyshohet se 46-vjeçarja shfrytëzonte shtetasen T. S., për të ushtruar prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ku u gjetën 6 celularë, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

-M. V., 23 vjeçe (shtetase kolumbiane), pasi dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, për të ushtruar prostitucion”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Top Channel