Lajme Zone
Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes, e reklamonin edhe në rrjete sociale
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes, e reklamonin edhe në rrjete sociale

Njëra prej brazilianeve është një 46-vjeçare që shfrytëzonte një 21-vjeçare për këtë veprimtari që zhvillohej në një apartament të marrë me qira. Në këtë shtëpi, u sekuestruan edhe 6 celularë.

3 gra që ushtronin prostitucion janë vënë në pranga në Tiranë. Bëhet fjalë për dy braziliane, njëra prej të cilave 46 vjeçe që shfrytëzonte një 21-vjeçare për këtë veprimtari që zhvillohej në një apartament të marrë me qira. Në këtë shtëpi, u sekuestruan edhe 6 celularë. Sipas policisë, veprimtaria reklamohej edhe në rrjete sociale. LEXO edhe...Bllokuan për 2 orë hyrje-daljet e Kryeministrisë ndërsa Rama ishte në zyrë, protestuesit e arrestuar dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë (LISTA) Një 23-vjeçare kolumbiane është e arrestuara tjetër, e cila po ashtu kryente aktivitetin e saj në një banesë tjetër. Njoftimi i plotë: Goditen 2 raste të tjera të reklamimit në rrjete sociale, të ushtrimit të prostitucionit, si dhe zbulohen 2 apartamentet e marra me qira, ku kryhej kjo veprimtari. Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prostitucionit. Në pranga dhe një 46-vjeçare që shfrytëzonte shtetasen braziliane, për këtë veprimtari. Sekuestrohen 6 celularë nëpërmjet të cilëve reklamohej në rrjete sociale, kjo veprimtari. Në vijim të verifikimeve, punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira, veprimtari e cila në disa raste, reklamohet në rrjete sociale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacionin e koduar “Last post”, gjatë të cilit u goditën 2 raste të tjera në këtë fushë që rezultuan me arrestimin e shtetaseve të huaja: -L. S., 46 vjeçe dhe T. S., 21 vjeçe (te dyja nga Brazili), pasi dyshohet se 46-vjeçarja shfrytëzonte shtetasen T. S., për të ushtruar prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ku u gjetën 6 celularë, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. -M. V., 23 vjeçe (shtetase kolumbiane), pasi dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, për të ushtruar prostitucion. Kontrollet dhe verifikimet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë në terren dhe në hapësirën digjitale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al prostitucion Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 21% Nuk e di 4.1% Vota total: 1873 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?