Lajme Zone
Zbulimi arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, finalist për Çmimin Ndërkombëtar "Palmyra"
KulturëReport TV

Zbulimi arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, finalist për Çmimin Ndërkombëtar "Palmyra"

Renditja në listën e 5 zbulimeve arkeologjike më të rëndësishme të vitit në nivel global, së bashku me zbulimet e kryera në sitet e njohura si Pompeii, Vulci, Egjipt dhe Turqi, është dëshmi e potencialit të lartë shkencor që mbart ky zbulim.

Kërkimet e fundit arkeologjike të zhvilluara në Strikçan të Bulqizës, të cilat zbuluan një varr monumental të llojit mauzoleum, janë përzgjedhur zyrtarisht si finalistë për Çmimin Ndërkombëtar të Zbulimit Arkeologjik "Palmyra". Njëkohësisht, zbulimi është nominuar edhe për "Çmimin Special". Këto vlerësime prestigjioze do të prezantohen në kuadër të edicionit të 28-të të Bursës Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik (BMTA), i cili do të zhvillohet nga data 29 tetor deri më 1 nëntor 2026, në Paestum, Itali. LEXO edhe...Para nisjes së vitit shkollor, Hita shpalos prioritetet e Policisë në Tiranë, Korçë e Dibër: Luftë krimit dhe drogës, rrisim kontrollet pranë shkollave! Renditja në listën e 5 zbulimeve arkeologjike më të rëndësishme të vitit në nivel global, së bashku me zbulimet e kryera në sitet e njohura si Pompeii, Vulci, Egjipt dhe Turqi, është dëshmi e potencialit të lartë shkencor që mbart ky zbulim. Pjesëmarrja e shtetit tonë në këtë event për herë të parë, nëpërmjet këtij zbulimi, është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e trashëgimisë sonë kulturore në arenën ndërkombëtare. Ky monument i veçantë ofron të dhëna thelbësore të reja e të rëndësishme arkeologjike, historike e epigrafike, në një zonë të pastudiuar më parë dhe hedh dritë mbi dinamikat sociale, organizimin e elitave lokale dhe arkitekturën funerare gjatë periudhës romake të vonë në Luginën e Bulqizës e më gjerë. Nëpërmjet këtij zbulimi, hapet një kapitull i ri studimi që ndihmon për të kuptuar më shumë mbi rrjetet e komunikimit dhe transformimet sociale në brendësi të provincave gjatë kësaj periudhe. Ky sukses është rezultat i punës kërkimore sistematike në kuadër të projektit "Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës" i realizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti i Arkeologjisë, të cilët përgëzojnë drejtuesit e projektit, ekipin e gërmimit dhe të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtimin dhe profesionalizmin e dëshmuar në zbulimin, dokumentimin dhe promovimin e kësaj pasurie kombëtare. R.Xh/ReportTv.al bulqizë Diber strikcan varreza Çmimi Ndërkombëtar "Palmyra" kultura Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 6% Vota total: 5136 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?