Lajme Zone
Zbrazet bulevardi, policia në ndjekje të protestuesve; Rama 'blindon' Kryeministrinë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zbrazet bulevardi, policia në ndjekje të protestuesve; Rama 'blindon' Kryeministrinë

Pas tensioneve që zgjatën për më shumë se një orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, forcat e rendit kanë arritur të shpërndajnë protestuesit nga zona përpara Kryeministrisë.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbrazur pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë para Kryeministrisë. Efektivët kanë shpërndarë turmën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa më pas kanë zhvendosur forcat dhe mjetet ujëhedhëse drejt rrugëve përreth, në ndjekje të lëvizjeve të protestuesve. Paralelisht, policia ka shtuar praninë e saj pranë godinës së qeverisë. Pas tensioneve që zgjatën për më shumë se një orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, forcat e rendit kanë arritur të shpërndajnë protestuesit nga zona përpara Kryeministrisë.

Gjatë përplasjeve, protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa këta të fundit ndërhynë me gaz lotsjellës dhe autobote ujëhedhëse për t'i larguar nga bulevardi.

Në ndërhyrjen e sotme, policia përdori edhe dy autobote më të mëdha, me ngjyrë të zezë, ndryshe nga mjetet e bardha që kishte nxjerrë më herët në terren.

Pas zbrazjes së bulevardit, policia ka nisur zhvendosjen e forcave drejt rrugëve ku janë shpërndarë protestuesit. Një autobot me ujë ka lëvizur përgjatë Lanës, në drejtim të Shallvareve, ndërsa forca të tjera janë pozicionuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”.

Në këtë kryqëzim, protestuesit kanë rrëzuar dy kosha mbeturinash në rrugë, ndërsa policia ka vijuar ndërhyrjen për t'i shpërndarë edhe nga kjo zonë.

Ndërkohë, pranë Kryeministrisë kanë mbërritur disa furgonë të tjerë policie, të cilët janë vendosur pas autoboteve ujëhedhëse. Kjo lëvizje ka shtuar numrin e efektivëve që qëndrojnë në gatishmëri rreth godinës së qeverisë.

Në terren janë angazhuar forca të repartit “Shqiponja”, efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), si dhe punonjës të komisariateve të Tiranës.

Teksa bulevardi përpara Kryeministrisë është zbrazur, policia vijon të mbajë të përforcuara pozicionet pranë godinës dhe të ndjekë lëvizjet e protestuesve në zonën e Shallvareve dhe në rrugën “Myslym Shyri”. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kaos në bulevard, forcat e rendit ndërhyjnë me gaz dhe 4 ujëhedhëse; rrëzohet një dron i policisë 31 Tetor 2026, 17:2017:20Aktualitet Tensione te Kryeministria, policia ndërhyn për të shpërndarë turmën; ujëhedhëse të reja në terren 31 Tetor 2026, 17:0217:02Aktualitet Qytetarët nuk ndalen as nga shiu, qindra persona në këmbë kundër Ramës; turma zhvendoset te Kryeministria 31 Tetor 2026, 15:3415:34Aktualitet Përshkallëzohen incidentet në protestë, molotovë drejt efektivëve; policia nxjerr në terren ujëhedhësen 31 Tetor 2026, 15:2715:27Aktualitet Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia gati për të ndërhyrë 31 Tetor 2026, 15:0515:05Aktualitet Molotovë dhe gurë drejt Ministrisë së Arsimit, përshkallëzohet protesta në Tiranë 31 Tetor 2026, 14:5014:50Aktualitet