Lajme Zone
Protestat në Evropë: Mes shpresës për ndryshim dhe rrezikut të rënies “nga shiu në breshër”!
PolitikëPamfleti

Protestat në Evropë: Mes shpresës për ndryshim dhe rrezikut të rënies “nga shiu në breshër”!

Edhe pse shkaqet e mobilizimit ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, studiuesit vërejnë një element të përbashkët: pakënaqësinë në rritje të brezit të ri dhe humbjen e besimit se institucionet ekzistuese janë në gjendje t'u garantojnë një të ardhme më të mirë.

Pamje nga Protestat në Evropë / Nga Franca në Ballkan, mobilizimi i të rinjve po nxjerr në pah pakënaqësinë ndaj institucioneve politike, krizën e besimit te demokracia dhe pasigurinë për të ardhmen. Por protestat mund të prodhojnë reforma demokratike ose, nëse mbeten pa përgjigje politike, të ushqejnë kërkesën për alternativa jodemokratike... Pamjet e protestave masive në Evropë kanë pushtuar prej javësh rrjetet sociale dhe mediat. Qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në qytete të ndryshme të kontinentit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverive dhe institucioneve politike.

Edhe pse shkaqet e mobilizimit ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, studiuesit vërejnë një element të përbashkët: pakënaqësinë në rritje të brezit të ri dhe humbjen e besimit se institucionet ekzistuese janë në gjendje t'u garantojnë një të ardhme më të mirë.

Në Francë, protestat nisën me kërkesat e studentëve për përmirësimin e sistemit arsimor, ndërsa në Shqipëri dhe Serbi në qendër të revoltës janë korrupsioni dhe përgjegjshmëria e qeverive. Në Spanjë, Portugali dhe Itali, shqetësimet kryesore lidhen me pamundësinë për të përballuar kostot e jetesës, çmimet e larta dhe mungesën e banesave të përballueshme.

Megjithatë, përtej arsyeve konkrete që i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë, studiuesit identifikojnë një problem më të thellë: hendekun midis asaj që qytetarët presin nga qeveritë demokratike dhe asaj që ato arrijnë të ofrojnë, veçanërisht për të rinjtë.

Gabriele Gratton, profesor i politikës dhe ekonomisë në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor në Australi, vëren se shqetësimi i të rinjve nuk kufizohet vetëm te financimi i pamjaftueshëm i arsimit apo te çmimet e larta të banesave.

Sipas tij, ata kanë frikë nga pasiguria e së ardhmes dhe po humbasin gjithnjë e më shumë besimin se institucionet aktuale mund t'u japin përgjigje problemeve që i presin.

Një brez i rritur mes pasigurisë

Alina Cosma, pedagoge e psikologjisë në Trinity College Dublin, argumenton se të rinjtë e sotëm përballen me një tranzicion veçanërisht të vështirë drejt moshës së rritur. Edhe pse periudha e adoleshencës shoqërohet gjithmonë me pasiguri dhe ndryshime, kushtet me të cilat përballet brezi Z, i përbërë nga të lindurit midis viteve 1997 dhe 2012, janë më komplekse.

Kostoja e lartë e jetesës, pasojat gjithnjë e më të dukshme të ndryshimeve klimatike dhe pasiguria për ndikimin që inteligjenca artificiale mund të ketë në tregun e punës, janë ndër faktorët që e rëndojnë këtë situatë.

Në një analizë të botuar në “The Conversation”, Cosma thekson se veçantia e përvojës së këtij brezi qëndron te ndërthurja e shumë presioneve dhe pasiguria që shoqëron kalimin drejt jetës së pavarur.

Sipas saj, debati nuk duhet të përqendrohet te pyetja nëse të rinjtë e sotëm e kanë më të vështirë se brezat e mëparshëm, por te lloji i shoqërisë në të cilën ata detyrohen të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe te mënyra se si ajo mund të bëhet më e drejtë, më e shëndetshme dhe më shpresëdhënëse.

A mund të prodhojnë protestat një ndryshim real?

Sipas profesor Gratton, disa prej lëvizjeve protestuese mund të arrijnë të shndërrohen në faktorë të rëndësishëm ndryshimi politik. Ai merr si shembull Serbinë, ku lëvizja studentore ka arritur, të paktën deri tani, të krijojë një alternativë elektorale.

Nëse një qeveri e re do të arrinte t’u përgjigjej disa prej kërkesave të votuesve të rinj dhe të përmirësonte kushtet e jetesës për shumicën e qytetarëve, kjo mund të ndikojë edhe në forcimin e institucioneve demokratike.

Por zhvillimi i protestave nuk është domosdoshmërisht i tillë. Ato mund të prodhojnë edhe rezultate të kundërta me synimet fillestare. Gratton vlerëson se në rastin e Francës, është ende e vështirë të imagjinohet që protestat e fundit të shndërrohen në një lëvizje politike me mbështetje të mjaftueshme elektorale.

Përkundrazi, ekziston rreziku që ato të ushqejnë kërkesën për më shumë masa të rendit dhe sigurisë, duke e zhvendosur vëmendjen nga problemet që i shkaktuan protestat. Sipas tij, parashikimi i rrugës që do të ndjekin lëvizjet e reja politike, mbetet veçanërisht i vështirë.

Kur demokracia bie në grackën e mosbesimit

Një tjetër rrezik është se protestat, në vend që të nxisin reforma, mund të thellojnë mosbesimin ndaj politikanëve dhe institucioneve në tërësi. Kjo mund ta bëjë edhe më të vështirë realizimin e ndryshimeve të nevojshme.

Kërkimet e Laboratorit për Demokraci Rezistente në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor, tregojnë se kur besimi i votuesve te politikanët dhe institucionet bie nën një nivel të caktuar, edhe demokracitë me institucione të konsoliduara dhe politikanë cilësorë mund të hasin vështirësi për të ndërmarrë reforma të rëndësishme.

Studiuesit e quajnë këtë fenomen “gracka e demokracisë së keqe”. Bëhet fjalë për një situatë ku humbja e besimit te institucionet i dobëson ato deri në atë pikë, saqë edhe përpjekjet për të zgjidhur problemet e shoqërisë përballen me pengesa të vazhdueshme.

Për demokracitë evropiane, sfida kryesore është nëse institucionet ekzistuese do të tregojnë fleksibilitetin e nevojshëm për t’i përfshirë këto lëvizje dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre. Nëse arrijnë ta bëjnë këtë, institucionet mund të dalin më të forta dhe më demokratike nga kjo përvojë.

Në të kundërt, pakënaqësia ndaj një qeverie të caktuar mund të shndërrohet gradualisht në refuzim të vetë sistemit demokratik dhe në kërkesë për alternativa jodemokratike. Në këtë kuptim, protestat që kanë përfshirë Evropën nuk janë thjesht shpërthime të izoluara pakënaqësie.

Ato po vënë në provë aftësinë e demokracive për të dëgjuar qytetarët, për të korrigjuar dështimet e tyre dhe për të ruajtur besimin e brezave të rinj. Mënyra se si do të përgjigjen qeveritë dhe institucionet, mund të përcaktojë jo vetëm fatin e këtyre lëvizjeve, por edhe drejtimin që do të marrë demokracia evropiane në vitet e ardhshme./Pamfleti nga “ABC News”protestat në evropë nga shiu në breshër 1 Komente T Tony 31 Tetor 2026, 10:36 Po nuk filloi revolucioni ne USA, Rusi e Kine nuk ka bote të re. Popujt duhet të behen bashke ta permbysin koleren globale. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Pranvera Europiane” në mes të vjeshtës/ Nga Parisi në Tiranë, revolta po trondit sistemin 31 Tetor 2026, 10:0010:00Politike Rama nxjerr ftesat e dialogut në prag të protestës (Video) 31 Tetor 2026, 08:1908:19Politike Europa në revoltë, studentët i kërkojnë Ramës të ikë; Tirana përballë protestës së madhe 31 Tetor 2026, 08:1008:10Politike “Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet”, Berisha shpik mekanizma me referendum 30 Tetor 2026, 21:2621:26Politike Paketa fiskale që po ndan Shqipërinë, Rama përballë protestave dhe revoltës së biznesit 30 Tetor 2026, 21:1121:11Politike Mediu kërkon shpëtim nga Gërdeci në SHBA? Nga Berisha te vëllezërit e Bashkim Ulajt, media amerikane zbulon lobimet 30 Tetor 2026, 19:4819:48Politike