Lajme Zone
Berisha: Studentët i kanë prerë biletën Ramës, duhet të largohet nga pushteti
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha: Studentët i kanë prerë biletën Ramës, duhet të largohet nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se gjatë protestës së kësaj të shtune, Tirana përjetoi një tjetër ditë terrori dhe për këtë akuzoi kryeministrin Edi Rama.

Në një konferencë për media, kryedemokrati u shpreh se protestuesit i treguan qeverisë se dorëheqja e Ramës është zgjidhja e vetme për vendin.

Sipas Berishës, të rinjtë i kanë prerë biletën Ramës për largimin e tij nga pushteti. “Tirana përjetoi sot një ditë tjetër terrori, dhune të falangave të narkoshtetit, në mbrojtje të kreut të organizatës kriminale dhe zyrtarëve të tij. Trimëria, vendosmëria, guximi i studentëve e gjimnazistëve mposhti në të gjitha rastet sulmet e egra të narkobanditëve që u përpoqën të shtypin me dhunë protestën. I treguan regjimit se dorëheqja e Ramës është kushti i të gjitha kushteve, për krijimin e një qeverie teknike. Në këtë kuadër, ftoj të gjitha forcat politike të bashkohen në mbështetje të kësaj revolte, me qëllimin e largimit të Padrinos dhe rikthimin e votës së lirë të qytetarëve. Sot dështoi përpjekja e Ramës për të përçarë protestën në mënyrën më të neveritshme. Studentët e revoltuar i kanë prerë biletën Ramës, duhet të largohet nga pushteti”,-tha Berisha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.