Lajme Zone
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe partneri i saj
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe partneri i saj

Hetimet për vdekjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino kanë çuar në arrestimin e bashkëshortes së tij 45-vjeçare dhe partnerit të saj të ri, 52 vjeç. Të dy italianë, dyshohen për përfshirje në vdekjen e shqiptarit, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, raportojnë mediat italiane.

Arrestimet u kryen në orët e para të mëngjesit të së martës nga karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me vdekjen e Rrokut.

55-vjeçari u gjet i pajetë më 6 korrik në apartamentin e tij në rrugën “Verolegno”, në zonën Lucento të Torinos. Trupi ndodhej në gjendje të avancuar dekompozimi dhe kishte dëmtime të rënda në kokë.

Alarmi u dha nga fqinjët, të cilët kishin konstatuar një erë të rëndë që vinte nga banesa. Pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe zbulimit të trupit, hetuesit nisën punën për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

Pikërisht dëmtimet në kokë ngritën dyshimet se 55-vjeçari mund të kishte humbur jetën në mënyrë të dhunshme. Në vijim të hetimeve, vëmendja e autoriteteve u përqendrua te bashkëshortja e viktimës dhe 52-vjeçari, me të cilin ajo dyshohet se kishte nisur një lidhje.

Dy të dyshuarit ndodhen tashmë në paraburgim, ndërsa hetuesit po përpiqen të rindërtojnë me saktësi atë që ka ndodhur në apartament. Pjesë e hetimit mbetet edhe përcaktimi i motivit të mundshëm të krimit dhe rolit që dyshohet se ka pasur secili prej të arrestuarve.

Deri në këtë fazë, autoritetet italiane nuk kanë bërë publike të gjitha detajet mbi dinamikën e ngjarjes. Të dy personat konsiderohen të dyshuar për vrasjen e Mikel Rrokut, ndërsa përgjegjësia e tyre do të përcaktohet përfundimisht nga organet e drejtësisë.