Banorë të zonës së TEG-ut në Lundër, Farkë, kanë denoncuar mungesën e ujit të pijshëm, duke pretenduar se prej një jave zona po përballet me ndërprerje të furnizimit. Përmes një mesazhi drejtuar redaksisë, qytetarët shprehen të revoltuar për situatën dhe kërkojnë që problematika të bëhet publike që UKT të marrë masa.
“E gjithë zona e TEG-ut në Tiranë është pa ujë prej një jave”, shkruan një prej banorëve, duke ngritur shqetësimin për vështirësitë që po hasin familjet dhe bizneset. Banorët shprehen kritikë ndaj premtimeve për zhvillim dhe standarde europiane, ndërsa thonë se një shërbim bazë si furnizimi me ujë mungon prej ditësh.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse dhe një përgjigje konkrete mbi shkaqet e ndërprerjes, si dhe se kur pritet të rikthehet furnizimi normal me ujë.

