Lajme Zone
Zbardhet mbledhja e Ramës në Vilën e Kuqe, ja detyrat për ministrat dhe drejtuesit politikë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhet mbledhja e Ramës në Vilën e Kuqe, ja detyrat për ministrat dhe drejtuesit politikë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk. Burime për gazetaren e Euronews, Eksiola Shehu, thonë se në mbledhje është prezantuar nga secili drejtues politik një kalendar për “Orën e Pranisë Besnike”, ku do të zhvillohen takime në terren me qytetarët. Një pjesë e takimeve do të nisin që këtë fundjavë, ku në terren do të jenë deputetët dhe zëvendësministrat për të takuar qytetarët lidhur me shqetësimet që ata kanë. Takimi i sotëm i paraprin një tjetër takimi nesër me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave. Rama mbledh sot ministrat dhe zëvendësministrat në “Vilën e Kuqe”! Ja çfarë do diskutohet