Aktivistja, Luçiana Kokaj në protestën e 95 kundër qeverisë, bëri thirrje për lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia gjatë protestës së mbajtur një ditë më parë te Kryeministria e cila u shoqërua me tensione. Gjatë fjalës së saj aktivistja Kokaj, tha se protestuesit nuk do të ndalin revoltën deri në largimin e Edi Ramës. “Kanë arrestuar motrat dhe vëllezërit tanë. Harrojnë se nuk i trembin dot me arrestime. Harrojnë se ata kanë gjakun e Gjergj Kstriotit. Duhet të arrestoni ata që janë në qeveri që na kanë grabitur prej vitesh. Ata që dhanë urdhrin e arrestimit janë turpi i kombit tonë. Ne do të protestojmë këtu derisa kjo qeveri e korruptuar të shporret njëherë e mirë. Armiku jonë i përbshkët është më i rëndësishëm se ndasitë tona të vogla. Sonte dhe në vazhdim derisa kjo qeveri të shporret të jemi të gjithë së bashku”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta
