Lajme Zone
Vera e gjatë e Republikës së trazuar!
PolitikëPamfleti

Vera e gjatë e Republikës së trazuar!

Kështu ka qenë në ’90-’91, kështu ka qenë në ’92, në ’97, madje dhe Nano iku në 2004, kështu ka qenë te mbikalimi i Zogut të Zi, ku ra dhe u mbyt në gropë me ujë të ftohtë veterani Mhill, babai i poetit të ndjerë Agim Doçi, që protestonte kundër partisë që mbështeste Agimi, PD-së së Berishës. Kështu ndodhi edhe në janar të 2011-s, kur u vranë 4 protestues në Bulevard. Kështu ndodhi kur iku opozita nga Parlamenti në 2019, më 2 mars të 2020-s, kur Presidenti organizoi një protestë shumë të madhe kundër qeverisë, kur u mbyt opozita me gaz lotsjellës në dhjetor të 2020-s, atëherë kur një polic vrau një të ri në derë të shtëpisë së vet, në një rrugicë të Laprakës, kur “Doktori i madh” filloi “Revolucionin” kundër Lulit në stadiumin Qemal Stafa, kur kërciti leva e qysqia te SHQUP-i etj., etj.

Foto ilustruese Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme 1. Asnjëherë Shqipëria nuk mban mend që protestat janë bërë në stinën e verës, përkundrazi protestat në çdo kohë janë bërë në dimër, para pranverës, në të ftohtë, akull, me kohën gri dhe me njerëzit e dëshpëruar apo të pakënaqur.

Kështu ka qenë në ’90-’91, kështu ka qenë në ’92, në ’97, madje dhe Nano iku në 2004, kështu ka qenë te mbikalimi i Zogut të Zi, ku ra dhe u mbyt në gropë me ujë të ftohtë veterani Mhill, babai i poetit të ndjerë Agim Doçi, që protestonte kundër partisë që mbështeste Agimi, PD-së së Berishës. Kështu ndodhi edhe në janar të 2011-s, kur u vranë 4 protestues në Bulevard. Kështu ndodhi kur iku opozita nga Parlamenti në 2019, më 2 mars të 2020-s, kur Presidenti organizoi një protestë shumë të madhe kundër qeverisë, kur u mbyt opozita me gaz lotsjellës në dhjetor të 2020-s, atëherë kur një polic vrau një të ri në derë të shtëpisë së vet, në një rrugicë të Laprakës, kur “Doktori i madh” filloi “Revolucionin” kundër Lulit në stadiumin Qemal Stafa, kur kërciti leva e qysqia te SHQUP-i etj., etj.

Kjo është hera e parë që protestat fillojnë me fillimin e verës dhe vazhdojnë gjatë gjithë stinës së verës, në mes të nxehtit 40 gradë, në qendër të Tiranës. Protestën s’e prishi Botërori, nuk e shkatërruan pushimet, asgjë, madje kjo është protesta e parë në 36 vjet që nuk do të marrë as pushtetin, do vetëm që ata që kanë dhe kanë pasur pushtetin të shkojnë në burg. Ja, mbërritëm kësaj dite në historinë tonë demokratike që “askush të mos dojë pushtetin”.

2. Po si mbërritëm në këtë pikë? Fiks 10 vjet më parë, në verën e nxehtë të 2016-s, si asnjëherë tjetër në historinë tonë, u bë një “mega-orgji” parlamentare me 140 vota, si ajo kënga e këngëtares nga Kosova, Gilit, “le të puthen, le të puthen, demokratë e socialistë”, në fakt u puthën vetëm Donald Lu dhe Romana Vlahutin!

Kishin të drejtë të putheshin, sapo ishte realizuar një grusht shteti unik me votat e atyre që u ishte bërë grushti i shtetit me kartonat e tyre, deputetëve të Republikës, të cilët kishin dhënë me PPP, shumë në modë në atë kohë, një nga sektorët më të rëndësishëm të shtetit dhe jetik për ruajtjen e demokracisë, Sistemin e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë. Gjithsej jo më shumë se 1.500 veta në të gjitha shkallët ishin kthyer tashmë në një qeveri vetëqeverisëse të sistemit të tyre, unik në botë, që nuk do t’i jepnin llogari as Qeverisë, as Parlamentit, as Presidentit, madje as medias (këta të fundit e kuptuan pas 10 vjetësh).

3. Po si u realizua e gjithë kjo histori e bukur që ngjan me filmin “Rrobaqepësi i Panamasë”? Në fillim viktimat ishin disa nga ata brenda sistemit, si ish-Prokurori i Përgjithshëm që u dënua për mosdeklarimin e plotë të vlerës së një apartamenti plazhi në Durrës, pastaj ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ky apartamentin e kishte pasur në Golem. Turma nuk u kënaq me gjak, duhej më shumë gjak për turmën...

Këtu pastaj u ndanë në batalione ata që kishin bashkuar 140 votat me njëri-tjetrin dhe tani çonin padi kundër njëri-tjetrit. Në fillim prej tyre ra dëshmor “Doktori i lavdishëm”, u akuzua për shtëpitë e dhëndrit, i cili vetëm falë moshës përfi që 1 vit të tërë bënte xhiro te tarraca e pallatit për të marrë ajër të pastër dhe akuzonte Edi Ramën, me të cilin ishin “puthur” kur kishin bërë 140 votat në 2016, ndërsa në darkë mblidheshin rreth 100 veta dhe bënin miting qëndrese poshtë shtëpisë së doktorit.

Pastaj “miletit” që donte gjak iu servir ai i zv.Kryeministrit, atij që mileti e njihte me pseudonimin Tigri, këtij të fundit për shtëpitë e grave të tij. Si gjirokastrit që ishte, nuhati edhe kurthin që po i bëhej, edhe faktin që shumë brenda llojit po kënaqeshin për shkatërrimin e tij dhe iku në Zvicër, ku vazhdon dhe hedh mina me sahat kundër qeverisë dhe mazhorancës ku ishte vetë dhe atyre që ishin kënaqur me shkatërrimin e tij.

Pastaj iku Presidenti që i kishte bërë bashkë ato 140 vota kur ishte Kryetar Kuvendi dhe mburrej me këtë fakt. Madje atë e morën me forcë dhe me spektakël, meqë kishte bërë “të fortin” dhe kishte denoncuar “Mafien Ndërkombëtare”, këtë e akuzuan për shtëpinë e gruas.

Nuk mbaruan me kaq, por filluan të merren me avokatin “më të madh” të Reformës, Kryetarin e Bashkisë. Këtij, pasi i bënë për 1 vit protesta poshtë zyrës me një koalicion “jozyrtar” Belo-Bela, e morën me letra anonime të koalicionit Nesti-Nasta, me një superspektakël kur gazetarët po e prisnin jashtë zyre.

Nuk mbaruan këtu, por meqë Kryetari i Bashkisë është një tip shumë mediatik, ia shpalosën të gjitha “hiret” e fisit të gruas, nga shtëpia në plazh e vjehrrit e deri te të brendshmet e familjarëve. Madje, për ta torturuar më shumë psikikisht, e shkarkuan, por një dorë e ngrohtë e “Zotit” e ruajti 2 herë në Kushtetuese, duke i dhënë të drejtë, dhe mbeti në detyrë dhe në paraburgim.

Këtë verë pata një ftesë nga Albano Karrizi, këngëtari i famshëm dhe miku im, në shtëpinë e tij në Brindizi. Disa miq të tij po më thonin: sa e bukur Tirana, sa e zhvilluar, sa teknologjike, bravo ai që e ka bërë, bravo, bravo. Ia pata unë: por ai që bëri këtë është në burg, e me sa di unë, për 1 vit e gjysmë s’i kanë dhënë as rrogën ata që la pas në zyrë.

Më në fund, me sa duket, i ka mbërritur era e papastërtive që s’pastrohen më në Tiranë dhe të kaosit, vendosi të ndryshojë disa gjëra të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës. Lexova disa që thonin “Kryetari Veliaj po bën grusht shteti në Bashki”... Qeshja me vete, këtij vetëm nëna e vet, 70 e kusur vjeçe, i ka ngelur tërësisht besnike, ky që në të vërtetë është shprehja më origjinale e asaj që ka ndodhur në këto 10 vjet të shpejta në Shqipëri.

Mbaruan me Kryetarin dhe mbetej vetëm njëra në radhë, Zv.Kryeministrja, ajo që para një viti dukej si njeriu më i pushtetshëm në vend, sot ka akuza sikur të ketë bërë krime lufte, jo punë publike. Por edhe zonja në fjalë i ka bërë hyzmet kësaj loje me ruletë ruse të politikës ndaj vetes, herë në luftën brenda llojit kundër Bashkisë e herë brenda partisë e qeverisë.

Duket sikur të gjithë ata që rrethojnë të vetmin që ka mbetur, të fundit e Mohikanëve, janë të destinuar të kenë një fund të lodhshëm e të vështirë. Ndërkohë, vetë ai i fundit i Mohikanëve po merret me “Besën”, gjetjen e fundit të tij. Sot kishte dalë në krah me atë që deri para 1 viti e quante Gjeli i Detit të Peqinit, para 1 jave postoi atë që deri para ca kohësh ishte zëdhënësja e PD-së, që e quante Kryeministri i Kokainës.

Si akti i fundit ishte dhe rënia e “dëshmorit të fundit” te Plepat e Durrësit, të atij Zv.Kryeministrit në hije, që ish-Zv.Kryeministri jo në hije e quante koordinatori i Krimit.

Si përfundim, në fillim të kësaj vjeshte të nxehtë kemi prapë ata që duan të çojnë në burg ata që janë në pushtet, por nuk duan të vijnë vetë, kemi në burg ata që çuan veten në burg pavarësisht se duhet të ishin në punë e në shtëpi, kemi stuhi e perfekte të kaosit perfekt që, në perfeksionin më të madh të epokës Digjitale të Diellës, edhe më e zhurmshmja Zeqine, ka ngelur pa fjalë e po hesht.

Kur të rritet dhe pak, dikush do t’i dhurojë me autograf librin “Flamingo Revolution, ky Grusht Shteti perfekt”.protesta ilir kulla 1 Komente k kulla e sahatit te Tiranes 2 Shtator 2026, 19:36 Zotnia Kulla! Ky artikulli jot me ngjan si nje magazine ku ka mall pa iventar. Ne se ne magazine ku ka mall pa iventar mund ti kerkohet llogari magazinierit qe ka celesal. Po per ato qe permend ti Ilir, a ka nje shkaktar qe i ka provokuar e krijuar terrenin qe ato te ndothnin.? Edhe per gjithesine, themi se keshtu e ka bere zoti. Po ne Shqiperi kush e ka shtruar tapetin per kete katrahure???? Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit dhe degjenerimit 2 Shtator 2026, 17:2317:23Forum Po vjen një rend i ri botëror dhe ne nuk jemi gati! 2 Shtator 2026, 17:2017:20Forum Mjeku që dëgjon 2 Shtator 2026, 09:3409:34Forum Deputet 500 metra, kryetar bashkie 1 kilometër 2 Shtator 2026, 08:2508:25Forum Motivi sekret i nxitimit të Sali Berishës për në SHBA 1 Shtator 2026, 20:2720:27Forum Paralajmërimet e shtatorit 1 Shtator 2026, 18:1518:15Forum