Lajme Zone
Zbardhet agjenda e “Korça Open Air”/ 60 pilotë të regjistruar deri më tani nga e gjithë bota
SportCNA

Zbardhet agjenda e “Korça Open Air”/ 60 pilotë të regjistruar deri më tani nga e gjithë bota

Qielli i Korçës do të kthehet në një arenë garash dhe emoc...

Qielli i Korçës do të kthehet në një arenë garash dhe emocionesh. Qyteti juglindor do të hapë sërish dyert për aktivitetin spektaklor të fluturimeve të lira “Korça Open Air”.

Sot po sjellim detaje nga agjenda e këtij aktiviteti të jashtëzakonshëm.

Kampionati i 15-të i fluturimeve të lira “Korça Open Air” do të zhvillohet në datat 30 dhe 31 tetor, si dhe më 1 nëntor, në Aerodromin e Lumalasit në Korçë.

Duke festuar edicionin e saj të 15-të në vitin 2026, eventi do të presë një Garë të Saktësie të Parashutizmit të Kategorisë 2 të FAI CIVL , duke bashkuar disa nga pilotët më të mirë të saktësisë në botë.

Deri më tani janë regjistruar 60 pilotë nga e gjithë bota, të cilët do të garojnë në një aktivitet spektakolar të fluturimeve të lira dhe parashutizmit.

Aktiviteti organizohet nga Federata Shqiptare e Aeronautikës Sportive dhe pritet të mbledhë pilotë ndërkombëtarë e rajonalë, duke e kthyer Korçën në një pikë takimi për të apasionuarit pas sporteve ajrore.

Për tri ditë me radhë, pjesëmarrësit do të sfidojnë aftësitë dhe saktësinë e tyre në fluturime, ndërsa publiku do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër garat dhe emocionet e këtij kampionati ndërkombëtar. Gara në qiellin e Korçës/ Së shpejti në CNA TV edicioni i 15-të i “Korça Open Air”

20 Tetor, 12:34 Agjenda e plotë e “Korça Open Air”

29 tetor

Aktivitetet do të nisin më 29 tetor me përgatitjet dhe regjistrimin e pilotëve.

Nga ora 09:00 deri në 12:00 do të zhvillohet gara e paramotorit, ndërsa nga ora 13:00 deri në 16:00 është parashikuar trajnimi PGA.

Në mbrëmje, nga ora 18:00 deri në 20:00, do të bëhet regjistrimi zyrtar i pilotëve, pajisja e tyre me kartat e identitetit dhe dorëzimi i çmimeve të parashikuara në program.

Aktiviteti ne daten 29 tetor 30 tetor

Më 30 tetor do të zhvillohen garat e saktësisë në fluturimet e lira në Aerodromin e Lumalasit, nga ora 08:30 deri në 16:30, me pushimin e drekës nga ora 13:00 deri në 14:30.

Programi do të vijojë në mbrëmje me një vizitë në Galerinë e Arteve Digjitale, nga ora 18:00 deri në 20:00, ndërsa në orën 20:30 do të mbahet darka e mirëseardhjes për pjesëmarrësit. 31 tetor

Dita e dytë e garave, më 31 tetor, do të nisë në orën 08:30 dhe do të vijojë deri në 16:30 në Aerodromin e Lumalasit.

Pas pushimit të drekës, nga ora 13:00 deri në 14:30, në mbrëmje do të organizohet një shfaqje me aeromodele, nga ora 18:00 deri në 20:00. Dita do të mbyllet me darkën gala, e parashikuar në orën 20:30. 1 Nentor

Më 1 nëntor do të zhvillohet faza përfundimtare e garave, nga ora 08:30 deri në 15:00, me kulmin e aktivitetit që pritet rreth orës 14:00.

Pas drekës zyrtare, nga ora 13:00 deri në 14:30, në orën 18:00 do të mbahet ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve në Pazarin e Ri në Korçë, ku do të shpallen pilotët fitues të këtij edicioni ndërkombëtar. Kategoritë e pikëzimit dhe Çmimet

-PGA Përgjithshme

-PGA Femër

-PGA Junior

-Master i PGA-së

-Renditja e Ekipit PGA

-Kampionati Kombëtar PGA Individual (KUPA E KOMBIT)

-Fituesit e Kampionatit Kombëtar PGA PGA 2026

-Fituesit e Kampionatit Kombëtar PGA PGXC 2026

-Fituesit e Kampionatit Kombëtar PGA PPG 2026

Një tjetër risi për publikun është transmetimi i drejtpërdrejtë i kampionatit në CNA TV, duke u dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve të ndjekin nga afër garat dhe emocionet e “Korça Open Air” gjatë të tri ditëve të aktivitetit.

Korça Open Air synon të promovojë sportet ajrore, të inkurajojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të shfaqë atraksionet sportive dhe kulturore të Korçës, duke ofruar një përvojë emocionuese për pilotët, spektatorët dhe komunitetin vendas.

Me pjesëmarrjen e pilotëve nga vende të ndryshme të botës, garat e fluturimeve të lira dhe aktivitetet shoqëruese, “Korça Open Air” pritet të sjellë tri ditë spektakël në qiellin e Korçës./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.