Lajme Zone
Zbardhen prapaskenat nga mbledhja e grupit të PS/ Braçe dhe Vullnet Sina i dalin kundër Ramës për hartën e re Territoriale
PolitikëBalkanWeb

Zbardhen prapaskenat nga mbledhja e grupit të PS/ Braçe dhe Vullnet Sina i dalin kundër Ramës për hartën e re Territoriale

Zbardhen prapaskenat e diskutimit nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, që u mbajt ditën e sotme, teksa para Kryesisë së Kuvendit po zhvillohen protestë kundër Territoriales. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se në mbledhjen e socialistëve, ka pasur dy zëra kundër mazhorancës.

Zbardhen prapaskenat e diskutimit nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, që u mbajt ditën e sotme, teksa para Kryesisë së Kuvendit po zhvillohen protestë kundër Territoriales. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se në mbledhjen e socialistëve, ka pasur dy zëra kundër mazhorancës. Mësohet se deputetët Vullnet Sina dhe Erion Braçe kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre kundër hartë së re territoriale, që pritet të kalojë për mirartim më 8 tetor në Kuvend, pavarësisht se nuk ka dakordësinë e opozitës. Braçe dhe Sina janë shprehur kundër hartës se re territoriale që redukton me 46 numrin e bashkive. Me reduktimin e bashkive, deputetet mësohet të jenë shprehur se reduktohet efikasiteti i bashkive në ofrimin e shërbimeve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: PS