Rama mbledh ministrat te "Vila e Kuqe" Mbledhja me grupin parlamentar dhe kabinetin sjell në kujtesë precedentin e shkurtit, kur Rama largoi disa prej ministrave. Sesioni parlamentar nis të martën, ndërsa protestat dhe dorëheqja në Shëndetësi shtojnë pikëpyetjet për një rifreskim të qeverisë... Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në “Vilën e Kuqe” në Sauk, në një takim që i paraprin mbledhjes së rëndësishme të së enjtes me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar.
Në mbledhjen e sotme janë diskutuar detyrat që mazhoranca do të ketë në terren dhe mënyra e komunikimit me qytetarët. Secili drejtues politik ka prezantuar kalendarin për “Orën e Pranisë Besnike”, ndërsa një pjesë e takimeve me qytetarët pritet të nisë që këtë fundjavë.
Deputetët dhe zëvendësministrat do të zbresin në terren për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve, ndërsa një zëvendësministër në çdo ministri do të ketë përgjegjësi të posaçme për komunikimin dhe “Praninë Besnike”, duke zhvilluar takime periodike me qytetarët.
Por përtej organizimit të mazhorancës, vëmendja tashmë është zhvendosur te ajo që mund të ndodhë të enjten.
Rama ka thirrur në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja ishte paralajmëruar prej ditësh dhe në fokus të saj është bërë e ditur se do të jetë edhe nisma “Besa”. Takimi vjen pas një serie mbledhjesh që kryeministri ka zhvilluar me ministra, deputetë dhe drejtues të PS-së.
A do të ketë ndryshime në qeveri?
Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar se Rama do të ndryshojë kabinetin të enjten. Megjithatë, disa zhvillime kanë shtuar pikëpyetjet nëse mbledhja do të kufizohet vetëm te organizimi politik apo kryeministri mund të shkojë drejt një tjetër riformatimi të ekipit qeverisës.
Sinjali i parë erdhi pikërisht këtë të mërkurë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, dha dorëheqjen nga posti. Sipas informacioneve të raportuara, Sala e komunikoi vendimin gjatë mbledhjes së qeverisë, duke bërë të ditur se do të vijojë angazhimet e saj akademike.
Largimi i saj do të thotë se Rama duhet të zgjedhë të paktën një emër të ri për kabinetin. Pikëpyetja është nëse kryeministri do të mjaftohet me zëvendësimin në Shëndetësi apo do ta shfrytëzojë këtë moment për lëvizje edhe në dikastere të tjera.
Ajo që e bën edhe më të rëndësishme mbledhjen e së enjtes është precedenti i vetëm pak muajve më parë.
Më 26 shkurt, Rama mblodhi grupin parlamentar socialist në një takim të gjatë, ku ministrat raportuan për punën dhe projektet e tyre. Në fund të mbledhjes erdhi surpriza: kryeministri shpalli një seri ndryshimesh të rëndësishme në kabinet.
Belinda Balluku u largua nga posti i zëvendëskryeministres dhe drejtimi i Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa në postin e numrit dy të qeverisë u emërua Albana Koçiu.
Nga kabineti u larguan gjithashtu Elisa Spiropali nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Pirro Vengu nga Ministria e Mbrojtjes. Ferit Hoxha mori drejtimin e diplomacisë, Ermal Nufi atë të Mbrojtjes dhe Enea Karakaçi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Rama bëri në të njëjtën kohë edhe disa rrokada të tjera: Besfort Lamallari kaloi në Ministrinë e Brendshme, Toni Gogu mori Drejtësinë dhe Erjona Ismaili postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Vetë Rama deklaroi më pas se ndryshimet ishin pjesë e një qasjeje të re në organizimin e qeverisë.
Ngjashmëria mes formatit të asaj mbledhjeje dhe takimit të parashikuar për të enjten është një prej arsyeve që ushqen pikëpyetjet për fatin e kabinetit aktual. Edhe këtë herë në një tryezë do të jenë grupi parlamentar dhe qeveria, ndërsa vetëm një ditë më parë është regjistruar largimi i një ministreje.
Sesioni i ri nis të martën
Mbledhja zhvillohet gjithashtu vetëm pak ditë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar të martën.
Mazhoranca po përgatitet për rikthimin në Kuvend në një klimë të tensionuar politike dhe sociale. Prej rreth tre muajsh vendi është përballur me protesta, ndërsa Rama ka shtuar takimet me strukturat socialiste dhe ka kërkuar më shumë prani të deputetëve, ministrave dhe zëvendësministrave në terren.
Edhe “Ora e Pranisë Besnike”, e diskutuar në takimin e sotëm, synon pikërisht shtimin e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe adresimin e problematikave të tyre.
Në këtë kontekst, një rifreskim i kabinetit përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar mbetet një skenar i mundshëm.
E sigurt është se gjithë kabineti është në ankth dhe sipas burimeve, ka shumë nga ata që presin të largohen teksa ka dhe deputetë që presin të marrin post. Mirëpo Rama nuk konsultohet me askënd për të të tilla lëvizje dhe duhet të presim mbledhjen nesër. /Pamfleti rama ministrat Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Dorëheqja e Salës si ministre, reagon Rama: Mbarësi e dashur Evis! 2 Shtator 2026, 17:2617:26Politike Përplasje e fortë për rrogat në drejtësi/ Thesari bllokon pagesat, magjistratët paralajmërojnë kallëzime 2 Shtator 2026, 16:1416:14Politike Rama i mobilizon të gjithë pas protestave masive, zbulohen detyrat e reja për zv/ministrat 2 Shtator 2026, 16:0316:03Politike SPAK, viktimë e “shahut” politik Rama-Berisha/ Pse “grindet” dhëndri me gratë e lagjes? 2 Shtator 2026, 15:0915:09Politike Dmitry Medvedev kërcënon Gjermaninë me “goditje direkte”, në shënjestër fabrikat e armëve dhe Berlini 2 Shtator 2026, 14:1414:14Politike Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE: Anëtarësimi, prioritet kombëtar! 2 Shtator 2026, 14:0114:01Politike

