Lajme Zone
Përplasje e fortë për rrogat në drejtësi/ Thesari bllokon pagesat, magjistratët paralajmërojnë kallëzime
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasje e fortë për rrogat në drejtësi/ Thesari bllokon pagesat, magjistratët paralajmërojnë kallëzime

Situata ka sjellë reagimin e përbashkët të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve, të cilat pretendojnë se moskryerja e pagesave bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Financave.

Rama dhe drejtësia- Foto ilustruese KLGJ dhe KLP përcaktuan pagën e re referuese pas përfundimit të afatit të lënë Kuvendit nga Kushtetuesja. Shoqatat e magjistratëve akuzojnë Drejtorinë e Thesarit se po pengon ekzekutimin e pagave dhe kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Financave... Një përplasje institucionale për pagat ka përfshirë sistemin e drejtësisë, pasi Drejtoria e Thesarit nuk ka ekzekutuar pagat e muajit gusht për një pjesë të magjistratëve dhe punonjësve të administratës gjyqësore e të prokurorisë.

Situata ka sjellë reagimin e përbashkët të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve, të cilat pretendojnë se moskryerja e pagesave bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Financave.

Në qendër të debatit është mënyra e re e përllogaritjes së pagave në sistemin e drejtësisë.

Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 15 të datës 17 shkurt 2026, rrëzoi formulën e mëparshme të përcaktimit të pagës së magjistratëve dhe i la Kuvendit afat deri më 31 korrik për të plotësuar boshllëkun ligjor. Afati përfi pa miratimin e një formule të re nga Parlamenti.

Në këto kushte, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndërhynë me vendimet e tyre. KLGJ, me vendimin nr. 435 të datës 26 gusht, dhe KLP, me vendimin nr. 144 të datës 28 gusht, përcaktuan pagën referuese që do të përdorej për përllogaritjen e pagave dhe ngarkuan njësitë buxhetore me ekzekutimin e tyre.

Sipas të dhënave të raportuara, paga referuese është përcaktuar në 222 425 lekë, nga 156 800 lekë që ishte më parë, ndërsa parashikohet edhe një shtesë prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit. Ndryshimi i pagës referuese ndikon më pas në pagat përfundimtare sipas kategorive dhe funksioneve brenda sistemit të drejtësisë.

Thesari nuk ekzekuton pagat

Pavarësisht vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së, më 2 shtator procesi i pagesave është bllokuar në fazën e ekzekutimit financiar.

Tre shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve deklarojnë se Drejtoria e Thesarit, përmes veprimeve apo mosveprimeve të saj, po pengon ekzekutimin e pagave sipas përllogaritjes së re. Për pasojë, situata nuk prek vetëm magjistratët, por edhe punonjës të administratës gjyqësore dhe të prokurorisë, të cilët sipas shoqatave nuk kanë marrë pagat brenda afatit.

Një element që ngre pikëpyetje mbi situatën është fakti se pagesat me formulën e re rezultojnë të jenë ekzekutuar në dy prokurori të vendit. Shoqatat argumentojnë se ky fakt tregon se teknikisht ekzekutimi i pagave sipas përllogaritjes së re është i mundur, ndërsa kërkojnë shpjegime për bllokimin në pjesën tjetër të sistemit.

Gjyqtarët dhe prokurorët paralajmërojnë hapa ligjorë

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve i kanë kërkuar Ministrisë së Financave dhe ministrit përgjegjës të ndërhyjnë për zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave.

Sipas tyre, strukturat në varësi të Ministrisë së Financave nuk mund të pengojnë zbatimin e një vendimi detyrues të Gjykatës Kushtetuese.

Shoqatat kanë paralajmëruar gjithashtu se, nëse situata nuk zgjidhet, do të përdorin mjetet ligjore në dispozicion, duke përfshirë kërkimin e përgjegjësisë ligjore dhe penale ndaj personave apo strukturave që, sipas tyre, janë përgjegjëse për pengimin e pagesave.

Përplasja për pagat vjen pasi Kuvendi nuk arriti të miratonte brenda 31 korrikut formulën e re të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese. Një ditë përpara përfundimit të afatit ishte depozituar në Parlament një propozim për ndryshimin e formulës, por ai nuk ishte miratuar brenda afatit të përcaktuar.

Në këtë mënyrë, çështja e pagave është kthyer në një debat mes institucioneve të vetëqeverisjes së drejtësisë dhe strukturave përgjegjëse për ekzekutimin financiar, ndërsa mbetet për t'u parë nëse Ministria e Financave do të zhbllokojë pagesat apo mosmarrëveshja do të kalojë në një përplasje të re ligjore. rama drejtesia 1 1 2 2 Komente M Mirditori 2 Shtator 2026, 16:50 Si ka mu dsi kaq shtet Vari K jeni . Po si mer tpangop mer plera hajdut perplaseni me institucione. O gjakpirsa do jepni drejtsi ju plera kur sjetoni me realitetin po doni paga tlarta kur drejtsi sjepni e njerzit spo myllon mujin Përgjigjjuni R Rip sulltani 2 Shtator 2026, 16:52 Silltani e ka humb cdo kontakt me realitetin Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama i mobilizon të gjithë pas protestave masive, zbulohen detyrat e reja për zv/ministrat 2 Shtator 2026, 16:0316:03Politike SPAK, viktimë e “shahut” politik Rama-Berisha/ Pse “grindet” dhëndri me gratë e lagjes? 2 Shtator 2026, 15:0915:09Politike Dmitry Medvedev kërcënon Gjermaninë me “goditje direkte”, në shënjestër fabrikat e armëve dhe Berlini 2 Shtator 2026, 14:1414:14Politike Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE: Anëtarësimi, prioritet kombëtar! 2 Shtator 2026, 14:0114:01Politike Vijon ‘fshesa’ në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin Blendi Sulaj 2 Shtator 2026, 13:5213:52Politike Çfarë po ‘gatuhet’ në takimin e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik? Zv/ministrat largohen nga mbledhja 2 Shtator 2026, 13:4713:47Politike