Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë në ambientet e Vilës së Kuqe në Sauk. Gjatë këtij takimi, raportohet se secili prej drejtuesve politikë ka prezantuar një kalendar të detajuar për aksionin e quajtur “Ora e Pranisë Besnike”, i cili parashikon zhvillimin e takimeve intensive në terren me qytetarët. Një pjesë e këtyre takimeve do të nisin që këtë fundjavë, ku deputetët dhe zëvendësministrat do të zbresin në bazë për t’u njohur nga afër me shqetësimet dhe kërkesat e banorëve. Mbledhja e sotme në Sauk i paraprin një tjetër takimi që do të zhvillohet ditën e nesërme në Pallatin e Brigadave, ku kryeministri do të mbledhë grupin e plotë parlamentar dhe kabinetin qeveritar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

