Lajme Zone
Ylli Pata: Zgjimi i vonë i PD-së për balotazhin, pse e prishi vetë?
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ylli Pata: Zgjimi i vonë i PD-së për balotazhin, pse e prishi vetë?

Duhet të kujtojmë se atëherë zgjedhjet e deputetëve bëheshin direkt me kandidatë. Në 2005, PD dhe Sali Berisha përfitoi nga heqja e balotazhit, por më vonë u fundos keqas, siç ishte fundosur pas 22 marsit 1992. Është pikërisht ky kompleks që ka mbetur në mendjen e tij që më pas e bëri çorap sistemin në vend.

Oerd Bylykbashi, personazhi më i besuar i Sali Berishës për reformën elektorale, ka deklaruar se opozita kërkon rikthimin e balotazhit në zgjedhje. Për ta sqaruar në fjalë të thjeshta; nëse një kandydat në zgjedhje nuk arrin të marrë 50+1% të votave shkon në një raund të dytë, ku më pas fiton kandidati që merr më shumë vota. LEXO edhe...Nuk është teknika e votimit problemi, por teknika e bërjes së votës Duket teknikalitet, por është thelb, pasi jep më shumë mundësi për zgjedhësit, e për më shumë për ata zgjedhës që nuk janë të ngjitur e indoktrinuar me ideologjitë e grupeve dominantę. Me balotazh, siç e ka treguar historia fitojnë ata kandidatë që kanë mbështetjen e qendrës, elektoratit gri, apo pjesës që nuk është ideologjikisht i bindur, është shumë i rëndësishëm. Franca, që është nëna e këtij sistemi po na e tregon jo prej vitesh po dekadash. Të gjithë kandidatët për President të Francës që pas rrëzimit të murit të Berlinit e kanë mbiemrin Le Pen. Në fakt janë babë e bijë. Jean Marie Le Pen dhe Marine Le Pen kanë qenë kandidatët presidencialë të së djathtës konservatore dhe stoike të Francës. Sado Le Pen-ët janë munduar që të marrin pjesë të elektoratit gri, janë mundur në raundin e dytë gjithmonë. Pasi në këtë raund, zgjidhet në shumë raste jo më e mira e mundshme por e keqja më e vogël. Shqipëria e ka provuar këtë sistem, qoftë në zgjedhjet parlamentare, qoftë në ato vendore. Në shumë raste(edhe pse pak) kanë fituar kandidatë që nuk i përkasin dy partive të mëdha, apo që janë polarizues. Sipas të gjitha rezultateve historike, po të analizohen një nga një, fituesi zgjidhej gjithmonë si kandidati më racional apo më përbashkues. Ka qenë Sali Berisha në vitin 2002, pas fitores së Edi Ramës si kryetar i bashkisë së Tiranës që hoqi balotazhin me një reform zgjedhore me negociatat që bëri me të ndjerin Fatos Nano. Zgjedhja e një Presidenti të përbashkët si Alfred Moisiu në atë kohë, i shtoi Sali Berishës oreksin, i cili mori të drejtën për të hetuar Fatos Klosin, kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Ramën, e koncensione të tjera. Por edhe me gjithë këto favore që mori Berisha nuk i mori dot zgjedhjet vendore të 2003-shit, ku investoi shumë jo vetëm me avokat Ngjelën por edhe me makinën e tij politike. Natyrisht ka qenë më i qarti sepse kush merr Tiranën, ka edhe do të ketë Shqipërinë. I mërzitur nga dështimi i rrëzimit të Edi Ramës në 2003-shin, të cilin e kishte mankth sa çoi njerëz ta mbysnin me levë në kokë, shpiku një diabolizëm të ri, duke i shpërlarë trutë edhe ambasadorit të asaj kohe të OSBE, finlandezit Osmo Liponen. Të cilit Marti Ahtisari i kërkonte që të mbante në vëzhgim politikën shqiptare që të mos dilte kush kundër planit që ai dhe amerikanët po hartonin për Kosovën. Sali Berisha, si një profesionist në këtë zanat e kuptoi dhe tentoi të përfitoi, por veproi si i babëzitur. Reforma e vitit 2001 e quajtura Islami-Gjanaj, hoqi balortazhin nga sistemi electoral, pasi siç dukej Berisha kishte një pakt të hershëm me Ilir Metën se në përballjen e dy kandidatëve në një zonë, do të kishte rëndësi përçarja apo shizma politike. Gjë që ndodhi në vitin 2005. Duhet të kujtojmë se atëherë zgjedhjet e deputetëve bëheshin direkt me kandidatë. Në 2005, PD dhe Sali Berisha përfitoi nga heqja e balotazhit, por më vonë u fs keqas, siç ishte fsur pas 22 marsit 1992. Është pikërisht ky kompleks që ka mbetur në mendjen e tij që më pas e bëri çorap sistemin në vend. Sistemi me dy turne alla francez është më i avancuar se ai në SHBA e Britaninë e Madhe me një turn, ku polarizohet vota dhe humbin të gjithë kandidatët e moderuar apo të pjesës tjetër ta quajmë. Balotazhi jep mundësi për koalicion të dytë. Edhe pse me vonesë, ky zgjim i PD-së është një hap pozitiv, edhe pse më shumë se kaq çdo të humbë! R.Xh/ReportTv.al ylli pata reforma territoriale PD balotazh sali berisha sistemi i drejtesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 21.9% Nuk e di 6.8% Vota total: 2295 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?