Lajme Zone
Ylli Pata: Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!
PolitikëReport TV

Ylli Pata: Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Ylli Pata argumenton se opozita duke kundërshtuar deklaratat e Ursula von der Leyen për integrimin në BE, po i jep një avantazh politik mazhorancës, ndërsa vetë nuk ofron një alternativë apo strategji të qartë politike

Gjatë një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, në Kuvend, përfaqësuesit e Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Saimir Korreshi kanë kundërshtuar pozicionet e kreut të Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Një opozitë mund të ketë kritika dhe pakënaqësi ndaj qëndrimit protokollar të kreut të Komisionit Europian gjatë vizitës në Tiranë. LEXO edhe...Pastrimi i parave/ Komisioni i Ligjeve kalon ligjin e ri vetëm me votat e PS, Agjencia e Inteligjencës Financiare: Ndërtimi sektor me rrezik të lartë! Opozita: Situata është gangrenë Pasi me të drejtë pret që deklaratat e saj të ushqejnë apo të nxisin damarët kundërshtues ndaj mazhorancës. Vizitat zyrtare kanë edhe një veçanti në logjikën e gjuhës së ngurtë brenda një vizite zyrtare, ku kortezia mban peshën më të madhe të fjalës zyrtare. Megjithatë një opozitë, kërkon të lexojë mes rreshtash një mesazh, një sinjal, një deklaratë për të marrë apo përcjellë një qëndrim politik. Ursula Von Der Leyen, nuk është një pesonazh politik i zakonshëm, pasi është përkatësisht njeriu i tretë më i rëndësishëm i botës pas presidentit të SHBA-së dhe atij të KInës. Ajo menaxhon një buxhet marramendës që shkon deri në 2 trilionë euro. Marrja e mandatit të dytë të sonjës Von Der Leyen, që ishte një mekanizëm i ndërlikuar politik në Parlamentin e shumë partive të Europës i ka dhënë asaj një fuqi politike, që sipas të gjitha gjasave e ka kthyer në njeriun më të fuqishëm të Europës. Zonja Von Der Leyen, ndër të tjera është edhe njeriu më influent i Partisë Popullore Europiane, përkatësisht lidereja e saj, ndërkaq edhe një prej emrave dominant të CDU-së gjermane. Me pak fjalë një aleate e pastër politike e Partisë Demokratike. CDU-ja e PPE-ja kanë qenë shpesh mbështetëse dhe nxitëse e nimsmave kritikuese të opozitës ndaj qeverisë. Duke i bërë publike, e kështu duke sjellë një mekanizëm reagimi influent e të fuqishëm. Por qoftë PPE apo CDU nuk mund të zgjidhë frustrimin politik të PD-së, e cila ka probleme në logjikën e besueshmërisë publike. Megjithatë, kontestimi ndaj qëndrimeve të kreut të Komisionit të BE-së, nuk është gjë e vogël. Është qëndrim politik, i cili fshihet me deklarata në formën e batutave. Por thelbi qëndron tek ajo që opozita, përkatësisht Partia Demokratike, por edhe partitë e tjera nuk kanë përkrahur qëndrimet e kreut të Komisionit të BE-së për integrimin e Shqipërisë. Ky qëndrim, në thelb nuk e dëmton as opozitën as përkrahësit e saj, pasi nëse ata flasin për një shtet autoritar është Europa që mund ta monitorojë këtë shqetësim të tyre. Nuk është as shqetësim elektoral, pasi në këtë aspekt duket se nuk kemi ndonjë plan konkret të kësaj opozite për të avancuar në zgjedhjet e pritshme, ku ka përgatitje thuajse modeste. Shpresa, apo koncepti politik i saj është rrëzimi i Edi Ramës, me idenë e një qeverie teknike apo kalimtare që mund ta çojë vendin në BE. Një shpresë e lindur vetëm me faktorë të jashtëm apo nga hetimet e SPAK. E cila u ushqye edhe nga revolucuioni i flamingove, impakti i të cilit ishte i madh, por mungoi pamfleti politik i tij. Në këtë qëndrim të opozitës i është dhënë një armë mazhorancës, në lidhje me synimin politik të hyrjes në BE. Synim për të cilin kreu i Komisionit Europian e deklaroi si një mundësi e realizueshme brenda harkut të premtuar. A i bën dëm ky objektiv opozitës, jo përkundrazi. Por ajo duhet të përgatitet për këtë skenar, ose të dalë hapur nëse është për skenarin e kundërt./Tema U.D/ReportTv.al Komisioni Europian Saimir Korreshi gazment bardhi PD BE Ursula von der Leyen ylli pata Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.8% Jo 23.2% Jam i/e dyzyuar 5% Vota total: 1872 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?