Foto ilustruese Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar biznesmenit Kastriot Hasko 2.6 milionë euro në llogari bankare, 1 milion e 865 mijë lekë, 7515 dollarë dhe një automjet “Bentley” me vlerë 250 mijë dollarë. Hasko ndodhet në “arrest shtëpie” për dosjen e tjetërsimit të 1143 hektarëve tokë në Seman. Fset biznesmeni Kastriot Hasko. Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar 2.6 milionë euro në llogari bankare, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet për përfitimin e 1143 hektarëve tokë përmes dokumenteve të falsifikuara.
Përveç shumës prej 2.6 milionë eurosh, Prokuroria i ka sekuestruar Haskos edhe 1 milion e 865 mijë lekë, 7515 dollarë dhe një automjet luksoz “Bentley”, me vlerë të raportuar 250 mijë dollarë.
Goditja pasurore ndaj Haskos lidhet me dosjen e tjetërsimit të 1143 hektarëve tokë në zonën e Semanit. Biznesmeni ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sekuestroja e re vjen pas operacionit të 17 shtatorit 2026, kur Prokuroria e Fierit njoftoi sekuestrimin e 76 pasurive me një sipërfaqe totale prej 11,437,056 metrash katrorë, rreth 1143 hektarë, si dhe 150 mijë euro. Hetimi zhvillohet në kuadër të procedimit penal nr. 1026 të vitit 2025. Zgjerohet skandali me pronat e Kastriot Haskos, fsen të tjerë emra; në skaner edhe Palasa me Darëzezën
19 Shtator, 17:20 Sipas Prokurorisë, Hasko paraqiti pranë Kadastrës së Fierit dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe, mbi bazën e tyre, regjistroi në bashkëpronësi me katër persona të tjerë sipërfaqen prej 1143 hektarësh në Seman të Ri dhe Sheq Marinas. Organi i akuzës pretendon se më pas Hasko përdori një prokurë të posaçme të falsifikuar për t'ua shitur tokën dy shoqërive. Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
17 Shtator, 11:11 Në të njëjtën dosje janë nën akuzë edhe ish-drejtorët e Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, si dhe juristi Piro Çela. Prokuroria i akuzon për veprime që lidhen me regjistrimin e pasurive pa kërkuar konfirmimin e dokumenteve nga Agjencia e Trajtimit të Pronës. Akuzat e ngritura në procedimin penal përfshijnë “Falsifikimin e dokumenteve”, “Shpërdorimin e detyrës” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Më 19 shtator, Gjykata e Fierit ndryshoi masën e sigurisë për Kastriot Haskon nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Për Ertis Shehun, Bardhyl Kapajn dhe Piro Çelën, gjykata la në fuqi masën “arrest në burg”.tjetërsimi i pronave kastriot hasko Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kush po e sulmon kreun e KLSH-së dhe pse? Nga interesat korruptive te personazhet nën hetim nga SPAK, çfarë fshihet pas përplasjes 1 Tetor 2026, 10:3010:30Aktualitet Pacientët me kancer i dërgonte te klinika private e të atit, SPAK çon për gjykim mjekun e Onkologjikut 1 Tetor 2026, 09:5909:59Aktualitet "Jemi në një rast katastrofik"/ Pedagogu Mark Marku: Publikimi i videove ka goditur gjithë shoqërinë 1 Tetor 2026, 08:0208:02Aktualitet “Duhej t’i varrosnim, ndryshe do t’i fusnin të gjithë në një varr”/ Masakrat serbe në Prizren, në 26 maj ’99, lista me 25 të ekzekutuarit 1 Tetor 2026, 07:3207:32Aktualitet 74 për qind e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme 1 Tetor 2026, 07:1507:15Aktualitet Videot intime shpërndahen online, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet 1 Tetor 2026, 07:1707:17Aktualitet

