Lajme Zone
Provokimi nga Athina/ Presidenti grek akuzon çamët dhe i dërgon mesazh Shqipërisë për integrimin
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Provokimi nga Athina/ Presidenti grek akuzon çamët dhe i dërgon mesazh Shqipërisë për integrimin

Tasoulas akuzoi çamët myslimanë se bashkëpunuan me trupat italiane dhe gjermane dhe pretendoi se synonin realizimin territorial të idesë së “Shqipërisë së Madhe”. Ai përmendi gjithashtu mbi 1,700 vendime të Gjykatës Speciale të Janinës kundër çamëve myslimanë dhe konfiskimin e pronave të tyre.

Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tasoulas Fondacioni Çamëria shtoi se krimet e individëve nuk mund të përdoren për të justifikuar masakrimin, dëbimin dhe ndëshkimin e grave, fëmijëve, të moshuarve dhe civilëve shqiptarë... Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tasoulas, ka provokuar Shqipërinë me deklaratat për Çamërinë gjatë ceremonisë për 49 civilët grekë të ekzekutuar në Paramithi në vitin 1943.

Tasoulas akuzoi çamët myslimanë se bashkëpunuan me trupat italiane dhe gjermane dhe pretendoi se synonin realizimin territorial të idesë së “Shqipërisë së Madhe”. Ai përmendi gjithashtu mbi 1,700 vendime të Gjykatës Speciale të Janinës kundër çamëve myslimanë dhe konfiskimin e pronave të tyre.

“Jemi këtu sot për të 83-tin vit, për të nderuar kujtimin e 49 viktimave të mizorive të gjermanëve dhe çamëve myslimanë. Burgosja e paraardhësve tuaj në bodrumin e Shkollës Fillore zgjati tridhjetë orë. Nga mesnata e 27 shtatorit deri në agimin e 29 shtatorit të kobshëm, kur u krye ekzekutimi i tyre vrasës në këtë vend.

Nga dëshmitë që ekzistojnë, ndërsa tre prej tyre u liruan, sjellja e tyre gjatë këtyre tridhjetë orëve dramatike ishte shumë dinjitoze, patriotike dhe stoike. Gjimnasti Nikos Giannakis, në fakt, për t’i inkurajuar, këndoi të famshmen “Gerodimos” nga Aristoteli Valaoritis. Dhe prifti Vangelis Tsamatos, gjithashtu i ngushëlloi dhe u dha kurajë”, tha ndër të tjera presidenti grek.

Presidenti grek shkoi edhe më tej, duke e lidhur këtë version të historisë me integrimin europian të Shqipërisë. Sipas tij, një vend që kërkon të hyjë në familjen europiane duhet të njohë dhe pranojë atë që ai e cilëson si “realitet historik”. Tasoulas nuk deklaroi drejtpërdrejt se Greqia do të vendosë veto ndaj Shqipërisë, por e vendosi çështjen në kontekstin e anëtarësimit në BE.

“Këto të vërteta historike, këto ngjarje tragjike, kjo sjellje brutale e çamëve myslimanë gjatë pushtimit nuk janë mendime të drejtuara kundër askujt; ato janë mendime objektive, të cilat burojnë nga të dhënat historike. Një të dhënë historike, e cila është e dobishme për të ardhmen. Vendi fqinj, Shqipëria, me të cilën padyshim dëshirojmë të kemi marrëdhënie miqësore, pretendon hyrjen e saj në familjen evropiane. Megjithatë, familja evropiane u krijua mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore. U krijua mbi fatkeqësinë e papërshkrueshme që nazizmi dhe fashizmi u shkaktuan miliona njerëzve të pafajshëm....

Prandaj, interpretimi i saktë, njohja e saktë dhe pranimi i saktë i historisë, veçanërisht për atë periudhë të errët, kanë të bëjnë me njohjen e arsyes pse secili vend kërkon të hyjë në Evropë. Nuk mund të kërkosh të hysh në Evropë dhe të mohosh dënimin dhe realitetin historik të atyre që shkaktuan një dhimbje të tillë. Sepse kjo dhimbje ishte një arsye themelore për krijimin e Bashkimit Evropian. Greqia nuk po kërkon hakmarrje apo ndëshkim. Ajo po kërkon diçka të shenjtë: drejtësi. Siç pata mundësinë ta them në Kalavrita dhe së fundmi në Viannos, kërkesa e Greqisë për dëmshpërblime gjermane është e parakohshme, aktive dhe e justifikuar”, tha ndër të tjera me retorikën e tij provokuese presidenti grek.

Fondacioni Çamëria reagoi duke dënuar vrasjen e 49 civilëve grekë, por kundërshtoi fajësimin kolektiv të shqiptarëve të Çamërisë. “Përgjegjësia penale është individuale”, deklaroi Fondacioni, duke kërkuar që Athina të publikojë vendimet e Gjykatës Speciale të Janinës dhe emrat e personave të dënuar.

Më tej, Fondacioni Çamëria shtoi se krimet e individëve nuk mund të përdoren për të justifikuar masakrimin, dëbimin dhe ndëshkimin e grave, fëmijëve, të moshuarve dhe civilëve shqiptarë.

“Qyteti paraqitet vetëm si vend i martirizimit grek, ndërkohë që harrohet 27 Qershori i 1994 kur në Paramithi nuk mbeti oborr shtëpie pa u larë me gjak shqiptari nga forcat e EDES-it. Në këtë qytet janë mbi 700 viktima shqiptare, të moshuar, gra, fëmijë dhe njerëz të pa armatosur të cilët u masakruan për të cilët Presidenti i një shteti anëtar i BE, nuk thotë asnjë fjalë, edhe pse këta ishin shtetas grek. Përgjegjësia penale është individuale. Çdo person që ka bashkëpunuar me pushtuesin apo ka kryer krime duhet të identifikohet mbi prova konkrete. Por asnjë krim individual nuk justifikon masakrimin, dëbimin apo ndëshkimin e fëmijëve, grave, të moshuarve dhe civilëve të pafajshëm. dëbimin dhe ndëshkimin e grave, fëmijëve, të moshuarve dhe civilëve shqiptarë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e fondacionit. Fondacioni kundërshtoi edhe lidhjen që Tasoulas bëri mes Çamërisë dhe integrimit europian, duke kërkuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme që t'i kërkojë Athinës sqarime zyrtare për deklaratat e presidentit grek.

“Dhe më shqetësuese është lidhja që Presidenti grek bën ndërmjet këtij rrëfimi historik dhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shqipëria ishte një vend i pushtuar nga fashizmi dhe nazizmi. Veprimet e individëve apo të strukturave bashkëpunëtore nuk mund t’i ngarkohen kolektivisht shtetit shqiptar. Pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë nuk u pranuan në procesin e Konferencës së Paqes të Parisit dhe Shqipërisë iu njoh e vërteta e luftës antifashiste duke e renditur në krahë të aleatëve. Greqia nuk mund të rikthehet sot përmes një rrëfimit të presidentit që i atribuon Shqipërisë përgjegjësi të paprovuar. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duhet të kërkojë sqarime zyrtare: çfarë përgjegjësie konkrete i atribuohet Shqipërisë, mbi cilat dokumente dhe përse kjo lidhet me integrimin e saj evropian? Ky mesazh i Presidentit grek është kërcënues për procesin e anëtarësimit dhe nuk duhet të kalojë pa përgjigje institucionale”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Fonadacionit.Çamëria greqia provokim 1 Komente P Patrioti 1 Tetor 2026, 19:48 Greku tall lesht beni pordhe se ju ka ardhur dita njere thone se dime kufirin ujor me Shqiperine njere sulmon çamet pavarsisht se i vrau dhe i preu kreu masakra nga me rendat masakroi gra e femije kohrat kane ndryshuar shume por ne kohen e diktatorit rrinin suste se vetem ay ja u q…. Nenen . Sot tregojne forcen dhe tallen me ne turp turp. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tirana sërish në protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës 1 Tetor 2026, 19:1719:17Aktualitet BIG merr edhe ‘Tajvanin’/ Pse studioja e Bjarke Ingels shfaqet vazhdimisht në projektet e Edi Ramës? 1 Tetor 2026, 18:2218:22Aktualitet Zjarr i madh në landfillin e Bulqizës, flakë dhe re të dendura tymi në zonë 1 Tetor 2026, 17:3417:34Aktualitet Flakët avancojnë drejt banesave në Peqin, dy helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në terren 1 Tetor 2026, 16:5616:56Aktualitet Zjarr i madh në Piraj të Lezhës, flakët i afrohen banesave dhe Kishës 1 Tetor 2026, 16:0716:07Aktualitet “Vjen Von der Leyen dhe na flet për suksese”, Lubonja kritikon zyrtarët e BE-së: Duhet të jemi realistë 1 Tetor 2026, 15:1815:18Aktualitet