Partia Demokratike bëri betejë në Kuvend, gjatë diskutimit të marrëveshjes ushtarake ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së, për një hua shtetërore që kalon 300 milionë dollarët amerikanë. Sali Berisha, si dhe drejtuesit e tjerë të PD-së, kanë thënë se nuk janë kundër marrëveshjes me SHBA-në, por sipas tyre nuk është e rregullt procedura e përshpejtuar e futjes në rend të ditës dhe miratimit të saj. LEXO edhe...‘Referendum për hartën e re territoriale, jo konsultim fasadë’, Bardhi-Ramës: Socialistët u bënë flamingo, kundërshtojnë vendimet e kryetarit të tyre Me një fjalë PD, nga ajo që ka thënë publikisht nuk e ka me përmbajtjen, por me formën, me procedurën, me rregullin. Ky spartanizëm institucional i opozitës, natyrisht do të ishte marrë ndryshe nëse nuk njihet historiku politik i axhendave që i përmend përditë. Gjithsesi, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, e dërgoi rastin në Kushtetuese, duke mbajtur si argument procedurën, jo përmbatjen. Edhe mediat pranë PD-së, në argumentimin e tyre thanë se Edi Rama po e përdor marrëveshjen ushtarake me SHBA, si një justifikim për të sulmuar opozitën. Me fjalë të tjera, PD i ka kërkuar Kushtetueses që të shprehet për mënyrën se si qeveria apo mazhoranca sillet në seancë plenare me një akt ndërqeveritar. Kur nga ana tjetër për aktin, ka thënë se nuk është kundër. Me miratimin e Marrëveshjes Ushtarake me SHBA-në nga Kuvendi, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, e ka dekretuar ligjin, çka juridikisht akti është në rrugën për tu bërë operativ në hyrjen në fuqi. E si rrjedhim, marrëveshja ushtarake ndërmjet Pentagonit dhe Qeverisë Shqiptare të nisë praktikisht të aktivizohet. Deri këtu, dëgjuar deklarimet, opozita nuk ka përse të jetë kundër, pasi ka thënë se nuk e kundërshton marrëveshjen. Referuar asaj që Gaz Bardhi ka çuar në Kushtetuese, nëse gjyqtarët e trupës që intepreton ligjin themeltar do të përkrahin kërkesën e PD, nuk bie marrëveshja, por shtrëngohet Kuvendi, përkatësisht mazhoranca se kur duhet e kur nuk duhet të përdorin procedurën e përshpejtuar. Por sot, Gazmend Bardhi, sulmoi Presidentin e Republikës se firmosi ligjin e Kuvendin për marrëveshjen me SHBA. Bardhi, i cili, edhe pse janë nga e njëjta zonë me kreun e shtetit, Bajram Begaj, ka një inat të vazhdueshëm me gjeneralin-mjek që drejton shtetin shqiptar. Të cilin nuk lë rast pa e sulmuar, akuzuar, goditur, edhe pse nuk fiton asnjë pikë politike. Nëse PD nuk është kundër marrëveshjes me SHBA, atëherë pse ka një problem nëse ajo ka hyrë në fuqi. Le të presë vendimin e Kushtetueses që të shprehet për procedurën e mazhorancës, që e ka cilësuar një përdorje politike. Deklarimi i sotëm i Gazment Bardhit, de fakto e zbret opozitën si një kundërshtare të marrëveshjes ushtarake me SHBA. Politikisht, ky akt i thënë aposteriori e ekspozon opozitën përballë SHBA-së. Një pozicion që nuk se përbën tabu, ama kërkon një argumentim, një qasje logjike dhe politike. Sado që PD mund të vijojë edhe këto ditë se nuk ka gjë kundër marrëveshjes me SHBA, qëndrimi i Bardhit ndaj dekretit të Presidentit është i qartë. Çdo kancelari diplomatike e ka mbajtur shënim patjetër, e madje sipas të gjitha gjasave Bardhi për këtë e ka bërë. Po përse PD e ka mbajtur këtë qëndrim ndaj SHBA, shtrohet pyetja? Në mexhlisin tonë politik e mediatic ka shumë mjegull e gjërat shpesh mbivendosen, por nëse i rikthehemi protestave të shkurtit, kur pas foltores plaste molotovi, ndodhi një zhvillim jo i vogël. Flamuri amerikan u zëvendësua me atë gjerman, akt që u konsideruar si një qëndrim politik i PD-së dhe opozitës, i cili nuk se pati ndonjë ndryshim. i venti ndryshim është se sot PD, është e detyruar të dalë publikisht kundër SHBA. Qëndrimq ë nuk ka kthim prapa, madje as nga ndonjë vizë shëndetësore që mund të jepet apo është dhënë në parim, por që konkretisht kërkon përballjen me konsullin…/ Tema R.Xh/ReportTv.al marreveshja me SHBA SHBA Bajram Begaj gazment bardhi ylli pata Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.1% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 3110 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
