Myslim Murrizi Shihni rastin e kompanisë Bankers Petroleum që prej vitit 2004 ka përfituar rreth 15 miliardë euro nga pasuria e shqiptarëve dhe nuk ka paguar kokërr leku tatim fitimi, dhe nëpërmjet bankës Raiffeisen ka nxjerrë qindra milionë euro në Austri. Pashë një “shqetësim” të madh të Bankës së Shqipërisë që në qershor 2026 paskan qarkulluar rreth 5 miliardë euro jashtë sistemit bankar.
Dhe kjo sipas Bankës së Shqipërisë “përbën” shqetësim të “madh” për evazion fiskal.
E para, evazioni fiskal “modern” në fakt ka kohë që kryhet vetëm nëpërmjet sistemit bankar ordiner që ka ngritur Shqipëria, ku pothuajse të gjitha kompanitë e mëdha transferojnë qindra miliona deri në miliarda euro në bankat e Austrisë, Francës, Hungarisë, Greqisë, Italisë, Anglisë e kudo, nëpërmjet regjistrimeve të subjekteve bija nga subjektet mëmë në ishujt ofshorë e me pronar fr anonim, që në fakt janë vetë hajdutët e pushtetit ose çirakët e tyre që prej 25 vitesh kanë përfituar mbi 50 miliardë euro tenderë nga taksat e shqiptarëve.
Shihni rastin e kompanisë Bankers Petroleum që prej vitit 2004 ka përfituar rreth 15 miliardë euro nga pasuria e shqiptarëve dhe nuk ka paguar kokërr leku tatim fitimi, dhe nëpërmjet bankës Raiffeisen ka nxjerrë qindra milionë euro në Austri.
E dyta, evazioni fiskal nuk bëhet nga pagesat cash, por nga korrupsioni në administratën tatimore të mbushur me hajdutë ordinerë e patronazhistë gjobaxhinj që pranojnë në heshtje bilance fiktive të kompanive që qarkullojnë qindra miliona euro në vit, dhe që tolerojnë bizneset për mospërdorim të kasave fiskale ose shitjes pa fatura.
Shqipëria ka rreth 5 milionë banorë dhe afro 1.5 milionë familje.
Nga këto rreth gjysma e tyre, pra 2.5 milionë shqiptarë ose 750 mijë familje, jetojnë e punojnë me mund e plot sakrifica jashtë Shqipërisë.
Nëse çdo familje shqiptare që jeton e punon jashtë sjell në Shqipëri nga 7-8 apo 10 mijë euro në vit jashtë sistemit bankar, atëherë kjo shifër shkon në 6-7-8 miliardë euro.
Tani po ndalem në sistemin bastard bankar që ka Shqipëria dhe pse duhet që shqiptarët t'ua “besojnë” të gjitha kursimet e tyre apo paratë që fitojnë nga djersa e tyre, nga puna e tyre apo nga shitja e pasurisë së tyre bankave që kanë si pronarë disa fundërrina që u shërbejnë trafikantëve, oligarkisë dhe një grushti të vogël hajdutësh pushteti.
Çdo bankë e nivelit të dytë ka një interes qesharak për depozitat që shkon nga 2.3-2.7% në vit dhe një interes gati 3-4-5 herë më të lartë për kreditë që ofron.
Pothuajse çdo bankë ka zero siguri për të ruajtur informacionin e çdo klienti dhe çdo klient është i rrezikuar që të dhënat e tij të përfjnë në duart e botës së krimit, siç ka ndodhur me fëlliqësirat që punojnë ose kontrollojnë AKSHI-n e Lindës.
Disa banka me “pronarë” ish-spiunë të Sigurimit apo policisë së diktaturës, të publikuara këto nga hakerët iranianë, u japin informacion për klientët çdo zagari në polici pa urdhër prokurori apo vendim gjykate, duke vazhduar “traditën” e të qenurit spiun i fëlliqur e që rrinë si qen të pshurrur para pushtetit.
Po që të marrin komision për çdo depozitë që bën z. Sejko, edhe pse je klient në bankë, a e di?
Po që të sorollasin me ditë të tëra z. Sejko për të tërhequr paratë tuaja dhe të çajnë trapin duke të kërkuar llogari sikur janë ortakë me paratë tuaja se ku do t'i çosh, a e di?
Dhe e fundit, z. Sejko, që kërkon t'u shërbesh oligarkëve që kanë hapur ose blerë disa banka të nivelit të dytë në Shqipëri, a e di ti dhe shqiptarët që në çdo sportel të çdo banke shkruhet që: Banka mban përgjegjësi, siguron dhe garanton vetëm 25000 mijë euro nga depozitat tuaja.
Pra çdo qytetar që shet një pronë, shtëpi, tokë, truall apo ka të ardhura nga biznesi 100 mijë euro dhe i lë në bankë, nëse kjo bankë falimenton, ai dëmshpërblehet me vetëm 25 000 euro, dhe 75 000 euro të tjera i shkojnë si tek Sudja.
Ai që ka në bankë depozitë 500 mijë euro, nëse banka falimenton, ai përsëri merr vetëm 25 000 euro dhe 475 000 euro i humbet.
Dhe ai që ka në bankë si depozitë 1 milion, 2-3-5 milionë euro, përsëri nëse banka shkon në të s'ëmës, ai prapë të sigurta ka vetëm 25 000 euro, ndërsa të tjerat i rruan Beqiri, e i transferon në Francë për të blerë kështjella, avionë, shtëpi e pasuri.
Prandaj para se të bësh këtë “zbulim” madhor që 5 milionë shqiptarë mund të kenë qarkulluar në cash nga 1000 euro secili, hap sytë, na zbulo sa paguhesh ti, sa paguhen anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe, më kryesorja, a mund ta bësh publike listën e rreth 350 punonjësve që punojnë në Bankën e Shqipërisë, se e ke kthyer si vend punësimi vetëm për familjarët e politikës, pushtetit dhe opozitës, duke bërë qoka për rroga të majme që ka banka.
Bankat dhe sistemi i pagesave me kartë, z. Sejko, shumë shpejt do ta kuptojnë të gjithë qytetarët që është një axhendë e pistë e fundërrinave të rendit të “ri” botëror, njëlloj si vaksinat e surrat-halës Antonio Fauci dhe Covid-i, që të kontrollojnë qytetarët për çdo gjë dhe t'ua marrin pasurinë për ta përdorur disa qelbanikë që kontrollojnë sistemin bankar.
Është një axhendë që të gjithë të ndjehen “bosh” me një kartë fallco në xhep e pa asnjë monedhë dhe një ditë, ndoshta shumë të afërt, të “shpikin” krizën bankare si Amerika e viteve 1925-1930 duke thënë që bankat e haleve të kësaj bote “falimentuan”.
Për nga natyra njeriu është qenie që duhet ta shohë pasurinë e tij që të ndjehet i kënaqur, i lumtur dhe i ngopur e jo t'ia fshehin në një kompjuter apo telefon e një copë kartë si patentë e skaduar.
Nuk ka qenie njerëzore që nuk ndjehet më i “sigurt”, më i qetë dhe më i kënaqur kur ka 20-30 apo 50 mijë euro cash në xhep sesa kur ka 500 mijë apo 1 milion në kartën e leshit.
Tani hap sytë z. Sejko se pas ikjes së Orbanit nga pushteti mund të ketë ndonjë kolpo Oto Bank, kur të iki Erdogani mund ta hajë BKT-ja e kur të shkojë në esfel Rama ikën edhe ABI Bank me gjithë 3-4 mender bankat tjera shqiptare që u shërbejnë më shumë se qytetarëve pastrimit të parave të pista të trafikantëve dhe hajdutëve të politikës.
Të nderuar shqiptarë, mos dëgjoni e mos pirdhni fare se çfarë thotë Sejko dhe pronarët e bankave, por mbani paratë tuaja ashtu si të ndjeheni më të qetë, më të sigurt, më të lumtur e më të ngopur nga pasuria juaj, mjafton që ta jetoni sa më të gëzuar këtë jetë kalimtare.
Po keni më shumë se sa ju duhen për të jetuar të lumtur, blini pasuri të paluajtshme dhe sa më pak t'u lini ordinerëve të bankave aq më mirë do bëni.
Kredinë ta kërkojnë 100% e kokërr më kokërr bankat brez pas brezi, ndërsa për depozitat thonë vetëm 25 000 euro garantojmë.bankers Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Protestat duhet të kulmojnë pa vonesë në "Mosbindje Civile" 2 Gusht 2026, 18:3218:32Forum Fati i kërkesave, nga negocimi te numrat dhe anasjelltas! 2 Gusht 2026, 18:1518:15Forum Si u katandis kështu ky burrë?! 2 Gusht 2026, 17:2517:25Forum Kur hija e Esat Pashës rikthehet në Shkodër 2 Gusht 2026, 16:4616:46Forum Reforma territoriale: transparenca e kritereve dhe interesi publik 2 Gusht 2026, 16:2416:24Forum Deti me grekët në Hagë/ Rama i interesuar vetëm për vendimin ndërkombëtar, jo për të marrë hakun që na takon 2 Gusht 2026, 16:1116:11Forum

