Lajme Zone
Minutë pas minute/ 64 ditë para Kryeministrisë, protestuesit mesazh Ramës: Mos tento të blesh protestën!
PolitikëPamfleti

Minutë pas minute/ 64 ditë para Kryeministrisë, protestuesit mesazh Ramës: Mos tento të blesh protestën!

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, në vijim të ditës së 64-të të protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

36 MINUTA ME PARE Mbyllet protesta para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, në vijim të ditës së 64-të të protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Turma është larguar nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe po lëviz përgjatë akseve kryesore të Tiranës, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë vijuar me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij, ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet për llogaridhënie për përfaqësuesit e klasës së vjetër politike.

Gjithashtu, ata shkruan frazën “Boulevard of Hope” (Bulevardi i Shpresës), duke e shoqëruar me thirrje për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit. Marshimi po zhvillohet nën praninë e forcave të policisë, të cilat po monitorojnë situatën dhe mbarëvajtjen e tubimit.

Ndër sloganet e dëgjuara nga turma ishin: “Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”, “Dorëheqje!”, “O tradhtar, jep dorëheqjen!”.

“Ramoviç o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ishte një tjetër thirrje. 51 MINUTA ME PARE "Deputetët analfabetë marrin miliona, pensionistët mbijetojnë me 100 mijë lekë", protestuesi: S’na përfaqëson as Rama, as Berisha! Një mesazh për bashkimin e qytetarëve u përcoll nga foltorja e protestës së mbrëmjes së sotme para Kryeministrisë, ku një i ri pjesëmarrës mbajti një fjalim me tone të forta kundër klasës politike.

Sipas tij, problemi kryesor nuk qëndron më te përplasja mes të majtës dhe të djathtës, por te hendeku që është krijuar mes qytetarëve dhe pushtetarëve. Ai kritikoi nivelin e pensioneve, privilegjet e politikanëve dhe u bëri thirrje shqiptarëve të lënë mënjanë përkatësitë partiake.

Në fjalën e tij, protestuesi deklaroi se bashkimi i qytetarëve është ajo që tremb më shumë politikën, duke shtuar se protesta do të vijojë pavarësisht presioneve.

“Deputetët analfabetë do të marrin shuma marramendëse kur të dalin në pension, ndërsa të moshuarit tanë marrin nga 10 mijë lekë të reja. Ky është standardi që ka përçarë Shqipërinë!

Përçarja që shoh në Shqipëri nuk është më mes të majtëve dhe të djathtëve, por mes pushtetarëve dhe qytetarëve. Ata pikërisht këtë kanë si qëllim: ndërkohë që ne zihemi majtas e djathtas, ne nuk kemi guximin të shohim ata lart direkt në sy. Ndërkohë që harxhojmë kohën duke u zënë bashkë, nuk fokusohemi te problemi real që janë pushtetarët sot në parlament.

Kjo është taktika e tyre: përçarja dhe sundimi. Është që të na mbajnë të shtypur, por shqiptarët nuk e pranojnë më këtë! Nuk e pranojmë më që të etiketojmë njëri-tjetrin, shqiptarët janë zgjuar tashmë dhe janë bashkuar. Ky unitet, ky bashkim i kërcënon politikanët, sepse në momentin që ne bashkohemi dhe u tregojmë atyre vendin, u kërcënojmë milionat dhe pushtetin e tyre!

Shqiptarë, është koha që të mos mbajmë më krah partiak, por të mbajmë krahun e njëri-tjetrit! Do e shohim pushtetin në sy e do i themi që e ka gabim dhe nuk na dridhet syri. Do e bëjmë zërin tonë të dëgjohet nga këtu e të buçasë në të gjitha rrugët e Shqipërisë.

Është një strategji e vjetër: përça e s! Por, o shqiptarë, ne kemi qëndisur një mesazh për ata pushtetarë që mendojnë se do të na sjnë: Ju nuk na sni dot! Nuk na përfaqësoni! Asnjë prej tyre nuk na përfaqëson — as Edi Rama, as Sali Berisha! Ne si shqiptarë do të përfaqësojmë njëri-tjetrin!

Sado spraj piperi e ujë me presion të na hidhni, e sado të na ofendoni, nuk do të ikim që këtu. Përkundrazi, i jepni më shumë zjarr këtij zjarri që ka nisur këtu në shesh”, tha ai. 1 ORE ME PARE "Sot bashkitë, nesër pronat tuaja", protestuesi thirrje qytetarëve: Administrata të mos ketë frikë, dilni në shesh! Një nga qytetarët që mori fjalën në protestën kundër qeverisë u bëri thirrje shqiptarëve t'u bashkohen tubimeve. Ai u shpreh se vendimet që po merren aktualisht do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe të ardhmen e tyre.

Në fjalën e tij, ai u ndal te debati për reformën e re administrativo-territoriale, duke theksuar se kundërshtimi nuk duhet të mbetet vetëm te bashkitë që mund të preken nga riorganizimi, por duhet të përfshijë të gjithë qytetarët.

Një apel të veçantë ai e drejtoi ndaj punonjësve të administratës publike, të cilëve u kërkoi të mos qëndrojnë indiferentë dhe të reagojnë për të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre.

“Suksesi ka një autor, por dështimi këtu në Shqipëri ka ngelur jetim. Pyetja pse vazhdon kjo protestë është se kush vendos dhe kujt i jepet llogari!

Sot protesta po ndodh këtu, dje ndodhi në Poliçan, por mos harroni se me këto bashki që po shkrihen apo me këto gjëra që po na ndodhin, nesër mund të jetë radha e pronës tuaj! Mos harroni, dilni dhe protestoni!

Kur kanë ndodhur protestat e mëdha, ato që kanë tundur themelet kanë ndodhur sepse pushteti nuk e justifikonte më veten e tij. Sot jemi njerëz të shtypur. Ju njerëz që punoni në administratë: dilni, sepse jeni ju që do të vuani nesër e pasnesër të ardhmen e fëmijëve tuaj!”, tha qytetari. 1 ORE ME PARE I riu thirrje Ramës: Mos tento të blesh protestën kot, çoji paratë te Onkologjiku! Protesta Gjatë protestës së 64-t radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, një prej të rinjve që mori fjalën nga foltorja para Kryeministrisë i bëri thirrje kreut të qeverisë që, sipas tij, të mos tentojë të ndikojë mbi protestën, por t'i përdorë fondet publike për nevojat e qytetarëve.

Në fjalën e tij, protestuesi deklaroi se, sipas tij, shteti mund të përdorë të gjithë mekanizmat për të penguar protestën, ndërsa iu drejtua kryeministrit me thirrjen: "Rama, mos harxho lekë të blesh protestën, por çoji te Spitali Onkologjik."

Gjatë fjalimit, ai u bëri thirrje edhe qytetarëve të bashkohen kundër reformës së re administrativo-territoriale, duke shprehur kundërshtimin ndaj propozimeve për shkrirjen e disa bashkive. Po ashtu, iu kërkoi votuesve, sipas deklaratës së tij, të mos bien pre e korrupsionit zgjedhor dhe premtimeve elektorale.

Fjala e të riut protestues përpara Kryeministrisë:

“Çfarë lloj qeverie paska qenë kjo?! Të gjithë qytetarët e bashkive që reforma e këtyre kërkon të shkrijë duhet të vijnë sepse ato do të braktisen dhe do të harrohen!

Shqiptarët duhet ta dinë: kur të vijë dita e votës, hapni sytë, mos bini pre e iluzioneve të Edi Ramës dhe atyre të administratës e t’u jepni votën këtyre kriminelëve. Jepini votën djalit më të mirë që edhe këta ta ndërrojnë këtë kastë të qelbur politike! Vota është origjina e këtij problemi e kësaj proteste! Te ajo votë na blejnë të ardhmen, përfjmë duke shitur të ardhmen e fëmijëve tanë! Ne nuk e shesim këtë të ardhme për asgjë!

Prindërve tanë u bëjmë thirrje të mos votojnë komunistët, sepse ja ku na kanë sjellë sot! Po protestojmë në verë sepse na kanë vrarë shpresën! Janë më të zinj se bandat kriminale! Ne kemi një qeveri që ka më pak kod moral se mafia. Kemi deputetë që na thonë palaço, por ne nuk ua kemi dhënë votën, e kanë vjedhur!

Shteti do të përdorë gjithë makinerinë që ka për të shtypur këtë protestë, por kemi edhe krimin e organizuar që ka para dy herë sa shteti ynë! Rama, mos harxho lekë të blesh protestën, por çoji te Spitali Onkologjik! Ikni plehra se na nxhitë jetën!”- u shpreh ai. 1 ORE ME PARE "Ermal Beqiraj bleu kështjellë në Francë, minatorët vdesin në Bulqizë", deklarata e fortë nga protesta Protesta kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, në ditën e 64-t radhazi.

Nga foltorja e protestës, aktivisti Ilir Xhemalaj mbajti një fjalim me akuza ndaj qeverisë, duke u ndalur te çështje që, sipas tij, lidhen me korrupsionin, politikën e jashtme dhe gjendjen e minatorëve në Bulqizë.

Xhemalaj përmendi edhe arrestimin në Francë të Ermal Beqirajt, duke e lidhur atë me pasuri të sekuestruara jashtë vendit, ndërsa kritikoi edhe projektin e Marinës së Durrësit.

Një pjesë e fjalimit iu kushtua kushteve të punës së minatorëve në Bulqizë, ku ai tha se punëtorët vazhdojnë të humbin jetën në galeri, ndërsa persona të përfshirë në afera korruptive jetojnë në luks.

“Sot ministri i jashtëm doli e u përpoq të shpjegonte reciprocitetin për konsullatën serbe në Shkodër. Duam t’u përsërisim: nuk pranojmë shenja reciprociteti me serbët!

Ne kërkojmë që Vuçiç të dalë të kërkojë falje për gjenocidin mbi shqiptarët! Të kërkojë falje për shprehjen e tij që për çdo serb do të vrasë 100 shqiptarë, të kërkojë falje për deklaratat e ministres së tij për gjenocid mbi shqiptarët. Të kërkojë falje për spastrimin etnik dhe të kthejë eshtrat e shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës së Kosovës!

Ndërkohë që jemi në shesh, ne vidhemi. Një hajdut me çizme kishte blerë kështjellë në Francë, aeroplanë, makina luksi me lekët e pensionistëve, me lekët e jetimëve! Ku është shteti? Si ka mundësi ikin këta hajdutë nga Shqipëria e bëjnë jetë luksi dhe nuk u hyn gjemb në këmbë, ndërkohë që minatorët vdesin nëpër galeritë e vdekjes në Bulqizë për 700 mijë lekë të vjetra?

Si ka mundësi ndërkohë një projekt tjetër korruptiv si ai i Marinës së Durrësit, ku na investoi princi Alabbar, na doli sot e na tha që ka bërë gabim që ka investuar aty, ndërkohë që porti u zhduk?! Hyrja kryesore e Shqipërisë u zhduk, nuk kemi më një port!

Çfarë do të bëjmë, do t’i lëmë të vjedhin akoma? Do t’i lëmë antishqiptarët në pushtet akoma? Ne gjithmonë këtu do të kërkojmë një gjë: dorëheqje”, u shpreh aktivisti. 1 ORE ME PARE Diaspora i bashkohet protestës, shqiptarja nga Suedia: Mos u dorëzoni kurrë! Mes thirrjeve dhe fjalimeve të mbajtura në protestën e mbrëmjes së sotme para Kryeministrisë, ishte edhe fjala e një të reje shqiptare e ardhur nga Suedia, e cila përcolli një mesazh mbështetjeje në emër të diasporës.

Ajo u shpreh se, edhe pse është lindur dhe rritur jashtë Shqipërisë, ndihet e lidhur ngushtë me vendin e origjinës dhe u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë protestën pa u tërhequr.

Ndërkohë, protesta kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij vijoi edhe këtë mbrëmje para godinës së Kryeministrisë, në ditën e 64-t radhazi, me fjalime nga pjesëmarrësit dhe organizatorët.

"Edhe ne jashtë Shqipërisë jemi me ju me zemër, të gjithë, gjithmonë! Jemi shqiptarë, jemi një komb! Vazhdoni, mos u dorëzoni!

Unë jam e lindur dhe e rritur në Suedi, por me zemër jam këtu! Jemi një komb! Edi Rama, ti nuk je shqiptar, Shqipëria nuk shitet! Ky flamur kuqezi na bashkon të gjithëve! Kurrë mos u dorëzoni!”, deklaroi qytetarja. 1 ORE ME PARE Protestuesit para Kryeministrisë: Nuk ndalemi pa firmosur Rama dorëheqjen! Protesta kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike ka vijuar edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 64-t radhazi. Pas grumbullimit në Sheshin "Skënderbej", protestuesit marshuan drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ku u ndalën para godinës së Kryeministrisë.

Pas mbërritjes para Kryeministrisë, nga foltorja u mbajtën disa fjalime, ku pjesëmarrësit përsëritën kërkesat e tyre për largimin e kryeministrit dhe ndryshime në sistemin politik.

Një nga të rinjtë që mori fjalën deklaroi se protesta dy-mujore ka ushtruar presion ndaj mazhorancës dhe theksoi se kryeministri nuk gëzon më mbështetjen që kishte më parë.

“Ne jemi këtu prej 64 ditësh pa ndalim dhe Rama e ka kuptuar se nuk ka rrugë tjetër veç dorëheqjes së tij. Ai nuk ka ikur me pushime si çdo gusht, por ka mbledhur partinë e tij sepse ka kuptuar se përveç mbështetjes popullore që nuk e ka, nuk ka më as mbështetjen e partisë së vet.

Për dy muaj Edi Rama është përpjekur të delegjitimojë këtë protestë, por ndodhi e anasjella. Kjo protestë nuk ndalon derisa Rama të firmosë dorëheqjen e tij!

Pas dorëheqjes së tij kërkojmë qeveri tranzitore me mandat 12-mujor që të bëjë të mundur ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe të ndryshojë ligjin zgjedhor, me qëllim që të mundësohen zgjedhje të lira dhe të pandikuara nga krimi!”, u shpreh ai. 2 ORE ME PARE Aktivisti: Diaspora nuk ka ardhur vetëm për pushime, do rrëzojmë Ramën! Arben Kola Në nisje të protestës së 64-t radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, një nga koordinatorët e tubimit, Arben Kola, mbajti një deklaratë para protestuesve të mbledhur në sheshin “Skënderbej”. Ai u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës në Tiranë, ndërsa theksoi se në tubim ishin të pranishëm edhe bashkatdhetarë të ardhur nga diaspora.

Gjatë fjalës së tij, Kola deklaroi se protesta do të vijojë dhe se, sipas tij, mërgata shqiptare nuk ka ardhur në vend vetëm për pushime, por edhe për të mbështetur protestën kundër qeverisë.

“Edhe sot kemi një pjesë të mirë të diasporës në protestë. Mërgata jonë nuk ka ardhur vetëm për pushime, por vjen për të rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Ata kanë ardhur në Shqipëri me një qëllim: rrezimin e Edi Ramës! Unë i ftoj të gjithë shqiptarët të vijnë në Tiranë, sepse me këtë qeveri që ka shitur vendin nuk kemi rrugë tjetër veçse rregullisht rrëzimin e saj dhe shporrjen e kësaj kaste politike”, u shpreh ai. 2 ORE ME PARE Dita e 64-t/ Protesta nuk ndalet, mijëra qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë Qytetarë të shumtë janë mbledhur edhe këtë të diel në Sheshin "Skënderbej", prej nga kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në ditën e 64-t radhazi të protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit marshojnë me pankarta dhe flamuj në duar, ndërsa gjatë tubimit dëgjohen thirrje si: "Shqipëria kërkon revolucion", "Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve", "Rama ik, Berisha ik", "Edi, dorëheqjen", "Edi Rama ka mbaru", "Edi Rama, o legen", "Gjithë Shqipëria të urren" dhe "Poshtë patronazhistët".

Pasi mbërrijnë para godinës së Kryeministrisë, organizatorët dhe pjesëmarrës të ndryshëm mbajnë fjalime, ndërsa më pas marshimi vijon në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësinë për situatën ekonomike, rritjen e çmimeve dhe vështirësitë e jetesës.

Gjatë protestës, foli edhe një pensioniste, e cila ndau shqetësimet e saj për nivelin e pensioneve dhe vështirësitë në përballimin e jetesës dhe shërbimeve shëndetësore.

“Do të protestojmë derisa të hiqet Edi Rama. Kemi 64 ditë këtu dhe duhet të vijnë të gjithë në protestë! Do të vijojmë të protestojmë për dorëheqjen e Edi Ramës dhe nuk largohemi nga sheshi. Pensionet tona janë shumë të ulëta, nuk marrim dot as ilaçet e nevojshme. Në spitale nuk na prekin më dorë me sy pa dhënë lekë”, u shpreh ajo për mediat. protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Protestë kombëtare para Kryeministrisë: Edi Rama hap krahun! 1 Gusht 2026, 20:3620:36LIVE UPDATES Shkrirja e bashkive ndez zemërimin qytetar, shpërthejnë protestat për hartën e re territoriale 31 Korrik 2026, 19:5019:50LIVE UPDATES Kaos në Shkozet/ Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët te fabrika e fishekzjarrëve, paralizohet qarkullimi 30 Korrik 2026, 18:5118:51LIVE UPDATES Brenda Kuvend, jashtë protestë; qytetarët përplasen me policinë, shoqërohen disa persona 27 Korrik 2026, 10:4010:40LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Gazi dhe sulmet nuk e ndalin revoltën, qytetarët të vendosur për rrëzimin e dyshes Rama-Berisha 23 Korrik 2026, 21:2421:24LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët në këmbë kundër oligarkisë politike 19 Korrik 2026, 20:4620:46LIVE UPDATES