Bulevardi i Shpresës Me shkronja të mëdha të shkruara në bulevard, qytetarët theksuan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga sheshi "Bulevardi i Shpresës", ishte ky mesazhi simbolik dhe njëherazi sfidues që protestuesit i përcollën kryeministrit Edi Rama në përfundim të ditës së 64-t të protestës para godinës së Kryeministrisë. Me shkronja të mëdha të shkruara në bulevard, qytetarët theksuan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga sheshi, pavarësisht se prej më shumë se dy muajsh protestojnë çdo ditë në zemër të kryeqytetit. Për protestuesit, kërkesa mbetet e pandryshuar dhe e panegociueshme: largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra. Gjatë gjithë tubimit, nga sheshi u përsërit se protesta do të vijojë deri në arritjen e këtij qëllimi, ndërsa pjesëmarrësit hodhën poshtë çdo mundësi kompromisi me qeverinë.
Qindra qytetarë u mblodhën edhe sot fillimisht në Sheshin "Skënderbej", prej nga marshuan drejt Kryeministrisë me pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër qeverisë. Gjatë tubimit u mbajtën fjalime nga aktivistë, të rinj dhe qytetarë, të cilët ngritën shqetësime për situatën ekonomike, pensionet, sistemin shëndetësor, reformën administrativo-territoriale dhe çështje të tjera që, sipas tyre, prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
Një nga të rinjtë deklaroi se protesta nuk do të ndalet derisa kryeministri të japë dorëheqjen, ndërsa një tjetër bëri thirrje që qytetarët të lënë mënjanë ndarjet politike dhe të bashkohen kundër asaj që e cilësoi si një sistem që nuk përfaqëson më interesat e tyre. Nga foltorja u dëgjuan gjithashtu kritika për nivelin e pensioneve, privilegjet e zyrtarëve dhe funksionimin e institucioneve publike.
Në protestë morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Një qytetare e ardhur nga Suedia përcolli një mesazh mbështetjeje, duke u bërë thirrje protestuesve të mos dorëzohen dhe të vijojnë mobilizimin.
Më pas, turma nisi marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, nën monitorimin e forcave të Policisë së Shtetit, duke shkaktuar bllokime të përkohshme të qarkullimit.
Organizatorët deklaruan se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: largimi i kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i kursit politik të vendit./ Pamfletibulevardi i shpresës protesta mesazh Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Bulqizë, çfarë janë zgafellat e vdekjeve të mafies së kromit? 2 Gusht 2026, 19:2119:21Politike "Konsultim farsë", Bardhi sulmon Ramën: Vendimi për hartën territoriale është marrë 2 Gusht 2026, 19:0319:03Politike "Si mund të shkrihet një bashki që po rritet?", kryebashkiakja e PS kundër reformës territoriale 2 Gusht 2026, 17:4517:45Politike Rama sfidon kryebashkiakët dhe socialistët rebelë: Reforma Territoriale nuk ndalet, vendos Parlamenti 2 Gusht 2026, 15:0015:00Politike Bilanci i muajve të fundit vetëm në rritje, ministri Lamallari: Aksidentet kanë rënë gjatë dekadës së fundit 2 Gusht 2026, 14:3214:32Politike Konsullata serbe në Shkodër: Diplomaci normale apo sinjal i një strategjie më të gjerë rajonale? 2 Gusht 2026, 13:2413:24Politike

