Lajme Zone
Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia "blindon" Dhërmiun
KulturëPamfleti

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia "blindon" Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe banorëve të zonës.

Autoritetet janë vënë në ndjekje të jahtit nga ku dyshohet se u qëllua me armë në ajër, ndërsa vijojnë kontrollet dhe hetimet për dokumentimin e plotë të rastit. Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe banorëve të zonës.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 gjatë një feste të organizuar në bordin e një jahti, ku dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri. Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar, ndërsa motivet mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore.

Grupi hetimor po administron dëshmi dhe po kryen kontrolle për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

"Rreth orës 21:00 është njoftuar se nga një jaht në det, përballë Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të jahtit.

Njëkohësisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.

Vijon ndjekja e mjetit lundrues, me qëllim verifikimin e informacionit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në përfundim të operacionit për ndalimin e jahtit dhe të veprimeve të para hetimore do të jepet informacion i plotë për rastin", thuhet në njoftimin e policisë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike E rëndë në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari humb jetën sapo futet në det! 2 Gusht 2026, 21:1221:12Kronike Aksident në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash; plagoset një person 2 Gusht 2026, 19:0319:03Kronike I dha Jet Ski një 12-vjeçari në Dhërmi, Policia gjobit pronarin dhe i bllokon mjetin 2 Gusht 2026, 17:1517:15Kronike U aksidentua gjatë punës në minierë, nxirret i pajetë trupi i 40-vjeçarit 2 Gusht 2026, 16:2816:28Kronike Aksion në Tiranë dhe Krujë, arrestohen 2 persona; sekuestrohet kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz 2 Gusht 2026, 14:5714:57Kronike Aksident i rëndë në Kosovë pranë kufirit me Shqipërinë, plagosen 7 persona 2 Gusht 2026, 14:1014:10Kronike