Gati një vit e gjysmë më parë, në emisionet televizive të Tiranës shpërthen një bombë e fortë. E ofruar nga një personazh që mbushte deri pak kohë televizionet si “ekspert” e “profesor”. Personazhi ishte mjaft i njohur, madje ishte propozuar nga mazhoranca aktuale e Edi Ramës deri edhe ambassador në një nga vendet më të rëndësishme të Lindjes së Mesme, por që nuk arriti të kalojë, si pasojë e rezistencës së LSI-së së Ilir Metës në atë kohë. LEXO edhe...Shteti Bektashi brenda territorit të Shqipërisë, media franceze: Mund të jetë gati në shtator, do të ketë pasaportat dhe paranë e vet “Eksperti”, që pas një farë kohe u bë një nga mbështetësit më të ngushtë të Ilir Metës, hodhi bombën se në Tiranë po blihen dhjetëra mijëra apartamente për të strehuar familje palestineze nga Gaza. Ky personazh thoshte se në Tiranë ka mbërritur një general i njohur palestinez, i cili ka takuar Edi Ramën dhe Sali Berishën, ku i është kërkuar që të mbështesin projektin e mbushes së Tiranës me Palestinezë. Kush e dëgjoi këtë rrëfim, e mori ose si një fakt apokaliptik, ose si një çmenduri pa fre. Në fakt, edhe pse ishte një rrëfim i çmendur, objektivi ishte më i rafinuar. Pasi pjesë e rrëfimit ishte i saktë. Gjenerali palestinez që thoshtë “eksperti-diplomat” kishte ardhur në Tiranë. Por nuk kishte takuar as Berishën e as Ramën. Kryeqyteti shqiptar ishte bërë pjesë e disa takimeve jo formale, jo publike të asaj që sot ne mund ta përkthejmë me ngjarjet që po ndodhin në terren. Me Bordin e Paqes dhe planin e Gaza-s sipas idesë dhe vullnetit të administratës amerikane të Presidentit Donald Trump. Gjenerali në fjalë, është sot njeriu që drejton administratën e sigurisë në Gazën pas Hamasit e pasi të largohen forcat izraelite. E vërteta këtu, është se Shqipëria duket ka qenë një nga vendet e përgatitjes së një terreni apo zhvillimi që ndodh në një vend apo rajon shumë të rëndësishëm në zhvillimet botërore. Por duket bomba e “palestinezëve që do të mbushin apartamentet bosh në Tiranë” kishte qëllim që të krijonin një trazirë. Në fakt nuk ndodhi gjë. Kryeministri shqiptar Edi Rama e përgënjeshtroi, por edhe nëse nuk do ta bënte, nuk dukej se po e besonte kush atë dokërr. Thjesht mbeti si një budallallëk. Kohët ecën, por përrallat me palestinezë nuk se u ndalën. Kur Zvërneci u bë ngjarje botërore, thelbi i fabulës ishte familja Trump në median Perëndimore, por në zulmin e rrjeteve sociale që ju dha opinionit në Shqipëri, tregohej se atje po ndërtohej Gaza e re, izraelitët po ndërtonin muret e kufirit të tyre në Bregun Perëndimor. Përveç alrgorimtit digjital, narrativa e pushtimit izraelit vijon e sot e kësaj dite në rrjete, media online, e mbi të gjitha televizione të Tiranës që shpërndajnë vazhdimisht, por që nuk thonë asnjë fakt mbi pretendimin e tyre. Pasi nuk ngjiti teza e pushtimit izraelit në Zvërnec, këto ditë është hapur një tjerër përrallë fringo. Sipas të cilëve Zvërneci nuk i ka pëlqyer, ngase kanë arritur në përfundimin se mrekullia qëndron gjetiu, pikërisht në Cërrik. Disa nga protagonistët e protestave të flamingove, kanë javë që flasin për Cërrikun. Njëri prej tyre, thotë se në Cërrik është rritur edhe vlera e tokës sepse atje kanë shkuar kolonë. Kush e thotë këtë e pyet bashkëbiseduesi? Hap google, thotë ai dhe gjen se atje ka qenë Edi Rama dhe ambasadorja e Izraelit. Përse kanë shkuar? Për ta kolonizuar! Parë kështu nga larg, kupton se kemi të bëjmë me budallalëqe që në fakt nuk ja vlen që të veçohen, citohen, apo edhe të përmenden. Sa të tilla ndodhin çdo ditë e çdo minutë, se vapë helbete. Këto fabula, të cilat për çdo kënd nuk kanë logjikë, nuk pushojnë të transmetohen pa fund dhe prej vitash në mediat kryesore në vend. Të cilat, edhe pse e vërtetojnë që nuk qëndrojnë, nuk kanë bosht, nuk kanë logjikë e arsye, sërish i japin. I vetmi shpjegim për këtë është se dikush i thotë, apo është i interesuar që të jepen këto budallalëqe, e për këtë ka edhe “argumentet” e tij. Me të cilat financohet një lëvizje që nuk ekziston realisht, por që kërkohet të ushqehet një opinion, që nuk ka rëndësi nëse ngjit apo është fakt. E rëndësishme që të jetë një opinion për tu diskutuar edhe pse nuk ekziston. Ku nuk ka një diskutim normal mbi një fakt, mbi ngjarjen, arsyet, pasojat e logjikën në fund të ditës. Jo, flitet vetëm për dramën, shitjen, gjëmën që ka ndodhur por që nuk e shikon kush. Pavarësisht se e gjitha duket një teatër absurd, ka një shtrat që krijon një arsye pse ndodhin. Duan të krijojnë një perceptim, pasi realisht ka ndodhur diçka në vend. Ku nuk vlejnë më konsujt që japin viza apo sekserët që shpërndajnë pensione, por pazari është rritur. Po flitet për interesa, konçensione, pazare; a thua se jemi në Kongresin e Përmetit. E ku Shpiragu u pezullua për pak kohë. Merre me mend të rihapet sërish. Sot lajmi ishte Baba Mondi dhe Banka Qendrore që shtypi monedhën kombëtare bektashie. Dy javë material për flamingot deri në shtator./ TemA Xh.K/ReportTv.al baba mondi bektashinjte ylli pata Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.2% Shoqëria 26.4% Social media 16.4% Vota total: 3566 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

