Foto ilustruese Reagimi i AKSHI-t u publikua pasi Pamfleti solli gjerësisht gjetjet e Quirk dhe ngriti pikëpyetje mbi sigurinë e sistemeve shtetërore, sidomos pas sulmit kibernetik të 10 marsit ndaj Kuvendit. Pas publikimit të Pamfletit mbi hetimin e studiuesit amerikan të sigurisë kibernetike Patrick Quirk, AKSHI ka dalë me një reagim publik për të kundërshtuar një pjesë të përfundimeve të tij mbi Diellën. Institucioni përpiqet ta zhvendosë debatin te fakti se backend-i i një sistemi nuk mund të provohet apo rrëzohet vetëm duke analizuar faqen publike. Ajo që AKSHI nuk prek në reagimin e saj është pjesa më e rëndë e historisë: pretendimi i Quirk se infrastruktura e Kuvendit kishte endpoint-e të aksesueshme pa autentikim, prej të cilave ai thotë se arriti të shkarkonte 52,942 skedarë, rreth 32 gigabajt materiale.
Reagimi i AKSHI-t u publikua pasi Pamfleti solli gjerësisht gjetjet e Quirk dhe ngriti pikëpyetje mbi sigurinë e sistemeve shtetërore, sidomos pas sulmit kibernetik të 10 marsit ndaj Kuvendit. Në vend që t’u përgjigjej pikave më të rënda të investigimit, AKSHI e përqendroi pothuajse të gjithë sqarimin te Diella, duke pretenduar se studiuesi amerikan kishte nxjerrë përfundime të gabuara nga analiza e ndërfaqes publike. Skandal/ Shteti i “Diellës” me dyert hapur; studiuesi amerikan i sigurisë shkarkoi 32 GB materiale nga parlamenti me të dhëna deputetësh...
17 Gusht, 14:39 Sipas AKSHI-t, faqja që sheh qytetari është vetëm ndërfaqja e sistemit dhe jo sistemi vetë. Institucioni deklaron se kërkesat përpunohen në infrastrukturën qeveritare, se Diella është zhvilluar në bashkëpunim me Microsoft dhe se përdor modele të OpenAI në Azure. AKSHI shton se mungesa e adresave të brendshme, çelësave sekretë dhe kredencialeve në kodin publik nuk provon mungesën e backend-it; sipas saj, pikërisht fshehja e këtyre elementeve tregon respektim të standardeve bazë të sigurisë. Ky shpjegim mund të përdoret për të kundërshtuar një pjesë të përfundimit të Quirk mbi Diellën, por nuk zhbën pjesën tjetër të hetimit të tij. Vetë amerikani kishte shkruar se, pasi analizoi frontend-in e Diellës, nuk gjeti aty endpoint-e API, adresa backend-i apo referenca për OpenAI, Azure Cognitive Services apo shërbime të tjera AI/ML. Mbi këtë bazë dhe mbi testet që kreu ndaj disa adresave të mundshme, ai arriti në përfundimin se ajo që shihej publikisht ishte një “guaskë” Vue.js pa një backend që mund të identifikohej prej tij.
AKSHI thotë se ky përfundim është teknikisht i gabuar, sepse sistemi real ndodhet pas ndërfaqes publike. Mirëpo pikërisht këtu lind pyetja që institucioni shmang: nëse AKSHI është kaq i kujdesshëm për të shpjeguar se si duhet të funksionojë siguria e Diellës, pse nuk jep asnjë përgjigje për atë që Quirk pretendon se gjeti te Kuvendi?
Hetimi i amerikanit nuk përfnte te Diella. Përkundrazi, aty vetëm kishte nisur.
Më 25 shkurt 2026, duke ndjekur gjurmët teknike të sistemeve qeveritare, Quirk kaloi te faqja e Parlamentit. Sipas dokumentimit të tij, në paketën JavaScript të parlament.al gjeti adresën e një backend-i OData të hostuar në Azure. Aty identifikoi shtatë kategori të dhënash dhe thotë se gjashtë prej shtatë endpoint-eve iu përgjigjën kërkesave GET pa kërkuar API key, bearer token apo session cookie. Vetëm endpoint-i i abonimeve kthente përgjigjen 401, pra kërkonte autentikim.
Kjo është pika ku reagimi i AKSHI-t bëhet veçanërisht i paplotë. Institucioni shpenzon paragrafë për të shpjeguar se një backend serioz nuk duhet të ekspozojë çelësa apo serverë në kodin publik, ndërsa nuk thotë asgjë për pretendimin se një API e lidhur me Kuvendin përgjigjej pa kërkuar fare autentikim.
Quirk thotë se endpoint-i i dokumenteve i dha një katalog prej 54,545 lidhjesh direkte drejt materialeve në Azure Blob Storage. Sipas tij, katalogu përmbante dhjetëra mijëra PDF dhe fotografi, qindra dokumente Word dhe Excel, lista pagash të deputetëve, regjistra lobistësh, dokumente buxhetore, kërkesa për informacion dhe materiale të tjera parlamentare.
Nëse AKSHI e konsideron këtë të pavërtetë, reagimi i tij duhej të ishte i thjeshtë: të thoshte se këto endpoint-e nuk ekzistonin, se kërkonin autentikim, se URL-të nuk ishin publike apo se materiali nuk mund të shkarkohej në mënyrën që përshkruan Quirk. Asnjë prej këtyre sqarimeve nuk gjendet në reagimin e publikuar.
Heshtja bëhet edhe më problematike për shkak të asaj që ndodhi më pas.
Më 15 prill, Patrick Quirk thotë se u kthye dhe i testoi sërish të gjitha endpoint-et. Sipas tij, asnjëri prej gjashtë endpoint-eve nuk ishte siguruar ndërkohë dhe sistemi vazhdonte të furnizohej me të dhëna të reja. Katalogu i dokumenteve ishte rritur nga 54,545 në 57,287 regjistrime. Më 15 dhe 16 prill, ai pretendon se realizoi shkarkimin e plotë: 52,942 skedarë, rreth 32 gigabajt, me një normë rikuperimi prej 94.7 për qind.
Kjo kishte ndodhur vetëm pak javë pas sulmit të rëndë kibernetik të 10 marsit ndaj Kuvendit.
Në këtë pikë nuk mjafton më të flitet për frontend-in e Diellës. Pas një sulmi që kishte goditur vetë Parlamentin, çdo institucion përgjegjës për sigurinë e infrastrukturës shtetërore duhej të kishte interesin maksimal për të sqaruar nëse një API e Kuvendit vazhdonte të ishte e hapur, kush e administronte dhe pse një studiues i huaj pretendon se arriti të shkarkonte dhjetëra mijëra skedarë më shumë se një muaj pas incidentit.
AKSHI nuk dha asnjë shpjegim për këtë.
Nuk tha nëse API-ja e identifikuar nga Quirk ekzistonte.
Nuk tha nëse gjashtë endpoint-et kërkonin autentikim.
Nuk tha nëse URL-të e Azure Blob Storage ishin të aksesueshme drejtpërdrejt.
Nuk tha kush e administronte këtë infrastrukturë.
Nuk tha kur u ndryshua konfigurimi.
Nuk tha nëse log-et tregojnë shkarkimin e dhjetëra mijëra dokumenteve që Quirk pretendon se kreu më 15-16 prill.
Në vend të këtyre përgjigjeve, AKSHI u mor me tezën më të favorshme për të: nëse Diella ka apo jo një backend të fshehur nga përdoruesi.
Edhe Quirk e ka kuptuar qartë këtë reagim si një goditje ndaj punës së tij. Pak pas postimit të AKSHI-t, ai publikoi në Instagram një screenshot të reagimit dhe shkroi: “Found out Albania talking shit about me and my Diella research”. Me fjalë të tjera, amerikani e konsideron qëndrimin e institucionit shqiptar një sulm ndaj hetimit të tij.
Reagimi i tij nuk u ndal aty. Quirk paralajmëroi: “Now I’m going to release it all” - Tani do t’i publikoj të gjitha”. Më pas e mbylli me një sfidë të drejtpërdrejtë: “You thought I was telling Tall Tales? Call my bluff”- “Menduat se po tregoja përralla? Nëse mendoni se po luaj bllofin, më vini në provë”. Deklarata e Quirk nuk është në vetvete provë për materiale të tjera. Ajo tregon, megjithatë, se amerikani nuk po tërhiqet nga hetimi i tij dhe se pas reagimit të AKSHI-t pretendon se është gati të publikojë më shumë.
Kjo është edhe pika ku reagimi i AKSHI-t mund t’i kthehet kundër.
Institucioni e ngriti vetë standardin e debatit kur deklaroi se kritika duhet të mbështetet në “fakte dhe metoda që mund të provojnë përfundimet e pretenduara”. Tani të njëjtin standard duhet ta zbatojë mbi veten. Nëse Quirk gënjen për API-në e Kuvendit, AKSHI dhe institucionet shqiptare kanë mundësi ta provojnë. Kanë serverët, konfigurimet, log-et, dokumentacionin teknik dhe gjurmët e aksesit. Publikimi i tyre do ta mbyllte çështjen shumë më shpejt sesa një sqarim në Instagram mbi dallimin mes frontend-it dhe backend-it.
Patrick Quirk, nga ana e tij, e përshkruan metodologjinë e përdorur në mënyrë të prerë. Ai deklaron se nuk anashkaloi autentikim, nuk përdori kredenciale, nuk kapërceu kontrolle aksesi dhe nuk përdori ndonjë exploit. Sipas tij, të dhënat u morën nga endpoint-e publikisht të aksesueshme dhe nga URL të Azure Blob Storage që u përgjigjeshin kërkesave standarde HTTP.
Nëse kjo është e pavërtetë, shteti shqiptar duhet ta rrëzojë me prova teknike.
Deri tani, AKSHI ka zgjedhur një rrugë tjetër: i është përgjigjur Diellës dhe ka anashkaluar Kuvendin.
Kjo nuk është një hollësi e vogël. Sepse debati nuk nisi vetëm nga pyetja nëse pas avatarit të Diellës ka apo jo një backend.
Pamfleti ngriti një çështje shumë më të rëndë: si është e mundur që një studiues amerikan pretendon se arriti të shkarkonte 32 GB materiale nga infrastruktura e Parlamentit, ndërkohë që vendi sapo kishte kaluar një sulm të rëndë kibernetik dhe institucionet shqiptare deklaronin se po forconin sigurinë?
Për këtë pyetje AKSHI ende nuk ka dhënë përgjigje.
Patrick Quirk ndërkohë ka dhënë përgjigjen e tij ndaj AKSHI-t: “Tani do t’i publikoj të gjitha.”
Nëse amerikani i nxjerr vërtet materialet që paralajmëron, debati nuk do të jetë më për një avatar, një faqe interneti apo një grindje në Instagram. Atëherë shteti shqiptar do të duhet të shpjegojë, me log-e dhe dokumente në dorë, se çfarë ndodhte realisht me sistemet e tij./ Pamfletiskandal diella akshi patrick quirk d8fc558a 5d41 4295 83c1 8b8b860038b1 a3a38f3e 3678 42ca 85b3 7c09aacc00f8 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Bido feston, qytetarët pa ujë e drita”, protestuesja: Ramën nuk e duan më as socialistët 18 Gusht 2026, 20:5520:55Aktualitet Aktivistja nga protesta: Krimineli është zot i tokës, detit dhe Parlamentit 18 Gusht 2026, 20:4020:40Aktualitet Aktivisti paralajmëron: Fundi i kryeministrit është afër dhe i sigurt! 18 Gusht 2026, 20:1920:19Aktualitet Sot protesta e 80-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh Ramës: Shtatori do të jetë i fuqishëm! 18 Gusht 2026, 19:4819:48Aktualitet Protesta kundër kastës politike, qytetari: Dorëheqja e Ramës e panegociueshme 18 Gusht 2026, 19:4719:47Aktualitet Vrasja në Ksamil, eksperti jep detaje: Tre persona ndihmuan autorin, njëri punonjës policie 18 Gusht 2026, 18:3718:37Aktualitet

