Ndërsa vetëm pas pak pritet fjala e kryeministrit Rama nga aeroporti i Rinasit, aty ka mbërritur edhe kreu i PD, Sali Berisha. Burime për Report Tv mësojnë se Berisha do të udhëtojë në Strasburg si pjesë e delegacionit të përhershëm për të ndjekur punimet e Këshillit të Europës që nisin të hënën. Ai do të shoqërohet nga Albana Vokshi, ndërsa nga ana e mazhorancës pjesë e delegacionit do të jetë Ogerta Manastirliu, Iris Luarasi e Olta Xhaçka. Gjatë periudhës nga 28 shtator deri më 2 tetor 2026 në Strasburg, punimet e Këshillit të Evropës përqendrohen në sesionin plenar të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare (PACE).Ky sesion mbledh parlamentarë nga të gjitha shtetet anëtare për të diskutuar dhe votuar mbi çështje kyçe të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës në kontinent. LEXO EDHE:Fjala e PLOTË/ Rama për Vlora Hysenin: Korrupsioni nuk po rritet, po goditet! Shqipëria nuk kthehet pas Lajm në përditësim... P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: rinas edi rama sali berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.6% Jo 39% Disi 6.4% Vota total: 1431 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
