Lajme Zone
“Më gjeni një firmë”, alibia e re e Ramës për skandalet që po i shpërthejnë
PolitikëPamfleti

“Më gjeni një firmë”, alibia e re e Ramës për skandalet që po i shpërthejnë

Debati u rikthye pas çështjes së Vlora Hysenit, ish-drejtoreshës së SHISH. Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, caktoi ndaj saj masat “arrest në shtëpi” dhe “pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Hyseni po hetohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”.

Edi Rama Edi Rama thotë se gjatë 28 viteve e 4 muajve në shërbim publik askush nuk mund të provojë se ai ka prekur paratë, pronat apo interesat e shqiptarëve… Edi Rama ka zgjedhur t'u përgjigjet akuzave që e lidhin politikisht me dosjet e zyrtarëve të administratës duke vendosur një vijë të qartë ndarëse: kush shkel ligjin përgjigjet vetë dhe kryeministri nuk mund të konsiderohet automatikisht përgjegjës penal për veprimet e tij.

Debati u rikthye pas çështjes së Vlora Hysenit, ish-drejtoreshës së SHISH. Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, caktoi ndaj saj masat “arrest në shtëpi” dhe “pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Hyseni po hetohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”.

Rama e largoi Hysenin nga drejtimi i SHISH menjëherë pasi u bë publik vendimi i Gjykatës së Posaçme dhe deklaroi se drejtësia duhet t'i zbardhë deri në fund dyshimet ndaj saj.

Por Hyseni nuk ishte një nëpunëse e zakonshme e administratës. Rama e propozoi atë për drejtimin e SHISH. Pra, bëhet fjalë për drejtuesen e institucionit kryesor të inteligjencës së vendit, të zgjedhur për atë post me propozimin politik të kryeministrit. Pikërisht këtu Rama ndërton mbrojtjen e tij politike.

“Sipas kësaj, kryefajtori i çdo rasti jam unë”, tha ai, duke e konsideruar absurd pretendimin se një kryeministër duhet të mbajë përgjegjësi sa herë një person i lidhur me qeverinë shkel ligjin.

Argumenti juridik është i qartë. Përgjegjësia penale është individuale. Hetimi i një ministri, drejtori apo zyrtari të emëruar nga qeveria nuk përbën në vetvete provë penale kundër kryeministrit.

Por përgjegjësia politike nuk përfn aty ku fillon përgjegjësia penale. Rama nuk është vetëm personi që firmos ose nuk firmos një dokument. Ai është kryeministri që zgjedh ministra, propozon drejtues institucionesh dhe ndërton ekipin me të cilin administron shtetin. Në rastin konkret, ai ishte personi që propozoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it.

Prandaj pyetja politike nuk mund të kufizohet vetëm te formula: a ka marrë Edi Rama para dhe a ekziston një firmë e tij në këmbim të tyre?

Vetë Rama e vendosi pikërisht këtu vijën e mbrojtjes.

Ai deklaroi se në “28 vjet e 4 muaj në shërbim publik” askush nuk mund ta bëjë me faj se ka prekur “paratë, pronat dhe interesat e shqiptarëve”. Sipas tij, kundërshtarët mund ta lidhin me afera, oligarkë apo ndërtime, por nuk mund të paraqesin një provë se dikush ka futur para në xhepin e tij në këmbim të një firme të hedhur prej tij si kryebashkiak apo kryeministër.

Ky është standardi që Rama po vendos për përgjegjësinë e vet: prova direkte, para në këmbim të firmës.

Por drejtimi politik i një qeverie përfshin më shumë se kaq. Një kryeministër merr vendime për njerëzit që vendos në krye të institucioneve. Ai u jep atyre pushtet administrativ, akses në informacion dhe përgjegjësi publike. Kur ndaj këtyre njerëzve hapen çështje penale, drejtësia duhet të përcaktojë përgjegjësinë individuale, ndërsa kryeministri duhet të japë shpjegimin politik për zgjedhjet që ka bërë.

Në rastin e Hysenit, kjo pyetje merr peshë edhe për shkak të institucionit që ajo drejtonte.

SPAK po e heton ish-drejtoreshën e SHISH për dyshime që përfshijnë pikërisht informacionin sekret.

Sipas vendimit të bërë publik dhe raportimeve mbi procedimin penal, një nga veprat për të cilat Hyseni po hetohet është “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Kjo nuk provon përgjegjësi të Ramës dhe nuk provon ende fajësinë e Hysenit. Por e bën të pamjaftueshme që debati politik të mbyllet vetëm me pyetjen nëse kryeministri ka marrë vetë para.

Rama sjell si argument në favor të tij edhe reformën në drejtësi.

“Unë që e desha reformën në drejtësi, kur askush nuk e besonte. Që e udhëhoqa kur askush nuk e donte dhe që e mbroj si asnjë tjetër”, deklaroi ai.

Më pas formuloi standardin me të cilin kërkon të gjykohet qeveria: jo nëse një person pranë saj shkel ligjin, por nëse qeveria e mbron atë person, e justifikon, sulmon drejtësinë apo e lë drejtësinë të bëjë punën e saj.

Në rastin e Vlora Hysenit, Rama zgjodhi distancimin e menjëhershëm. Pas vendimit të GJKKO, ai njoftoi largimin e saj dhe deklaroi se askush nuk qëndron mbi ligjin.

Ndërsa Edi Rama duhet t'i përgjigjet një pyetjeje tjetër, tërësisht politike: çfarë përgjegjësie mban kryeministri për cilësinë, kontrollin dhe veprimtarinë e njerëzve që ai vetë zgjedh për të drejtuar institucionet më të rëndësishme të shtetit?

Të dyja përgjegjësitë nuk janë e njëjta gjë. Dhe pikërisht për këtë arsye, mungesa e një firme të Edi Ramës në një dosje penale nuk i jep përgjigje automatikisht pyetjes për përgjegjësinë e tij politike. /Pamfleti/ rama alibia spak skandale Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama 'lan duart' me çështjen e Vlora Hysenit: Llogaritë me drejtësinë janë individuale 27 Shtator 2026, 14:5314:53Politike Në 'arrest shtëpie' nga GJKKO, Rama tregon si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH 27 Shtator 2026, 14:4114:41Politike Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama godet SPAK: Masë ekstreme, partnerët u shokuan nga publikimi i të dhënave 27 Shtator 2026, 14:3514:35Politike Rama anuloi konferencën për mediat, Berisha: Kapitullim i Kryeministrit 27 Shtator 2026, 14:2214:22Politike Rama dhe Berisha “këmbehen” në Rinas, kryeministri shmang gazetarët pas goditjes së SPAK në SHISH 27 Shtator 2026, 13:5213:52Politike Stadiumi 'kumboi' me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, Bardhi: Kudo kërkohet shporrja e kryeministrit 27 Shtator 2026, 12:5712:57Politike