Lajme Zone
Xhudo dhe qitja pa medalje në Lojërat Mesdhetare, Shqipëria mbetet me 3 trofetë e mundjes
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Xhudo dhe qitja pa medalje në Lojërat Mesdhetare, Shqipëria mbetet me 3 trofetë e mundjes

Në Taranto vijojnë garat e Lojërave Mesdhetare 2026, një prej kompeticioneve më të rëndësishme sportive të rajonit, ku marrin pjesë 26 shtete dhe rreth 3900 sportistë. Në këtë eveniment përfaqësohet edhe Shqipëria, e cila të premten garoi në disiplinën e xhudos me dy sportistë, por pa mundur të sigurojë medalje.

Në Taranto vijojnë garat e Lojërave Mesdhetare 2026, një prej kompeticioneve më të rëndësishme sportive të rajonit, ku marrin pjesë 26 shtete dhe rreth 3900 sportistë. Në këtë eveniment përfaqësohet edhe Shqipëria, e cila të premten garoi në disiplinën e xhudos me dy sportistë, por pa mundur të sigurojë medalje. Indrit Çullhaj konkurroi në kategorinë e peshave deri në 81 kilogramë, por u mposht në përballjen e tij nga turku Vedat Albayrak. Xhudisti shqiptar pati një tjetër mundësi për të vijuar garimin përmes ripeshkimit, por edhe aty nuk arriti të marrë fitoren, duke u mundur nga algjeriani Abdelslam Belbelhout. Me këtë rezultat, Çullhaj u eliminua nga gara. Në garën për femra, Erisa Brahimaj u përball me algjerianen Amina Berrahoual në kategorinë deri në 57 kilogramë. Edhe xhudistja nuk arriti të kalojë më tej, duke e mbyllur kështu aventurën e saj në “Taranto 2026”. Sot në qitje Manjola Konini e ka mbyllur në vendin e 25-të garën e saj në disiplinën e pistoletës me ajër në distancën e dhjetë metrave, duke grumbulluar 547.0 pikë. 51-vjeçarja nuk mundi që të kualifikohet për në finalen e disiplinës së qitjes pasi për medalje do të garojnë vetëm tetë qitëset më të mira të këtij raundi kualifikues. Pavarësisht rezultateve në xhudo e qitje, Shqipëria deri tani ka siguruar tre medalje, të gjitha në disiplinën e mundjes. Islam Dudaev fitoi medaljen e artë në stilin e lirë, Zelimkhan Abakarov siguroi argjendin, ndërsa Ardit Zeneli fitoi medaljen e bronztë në stilin greko-romak. Vëmendja tashmë zhvendoset te disiplinat e tjera ku kuqezinjtë synojnë të shtojnë numrin e medaljeve. Më 30 gusht nisin garat e atletikës, ndërsa një ditë më pas, më 31 gusht, do të startojë edhe peshëngritja. Pikërisht te peshëngritja janë të mëdha pritshmëritë e delegacionit shqiptar për rezultate të larta dhe një tjetër prezencë në zonën e medaljeve.