Një konflikt është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 8 të Korçës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur për motive ende të paqarta. Gjatë përplasjes, dy personat dyshohet se kanë përdorur lopata dhe sende të forta.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur verifikimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur shkaqet e konfliktit.
Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me rrethanat e përplasjes dhe gjendjen shëndetësore të dy personave.

