Tankeri Hanuman Nga fikja e AIS te nafta ruse, kush është “Hanuman”, tankeri që Durrësi nuk lejoi të hynte Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndaluar më 28 gusht hyrjen në radën e portit të tankerit “Hanuman”, një anije që lundron nën flamurin e Sierra Leones dhe që autoritetet ukrainase e kanë përfshirë në databazën e anijeve të lidhura me të ashtuquajturën “flotë hije” që transporton naftë dhe produkte ruse.
Bëhet fjalë për tankerin me numër IMO 9295048, të ndërtuar në vitin 2004. Sipas të dhënave të platformave ndërkombëtare të gjurmimit të trafikut detar, “Hanuman” është 171 metra i gjatë, 27 metra i gjerë dhe ka kapacitet rreth 34 620 tonë DWT. Anija rezulton aktualisht e regjistruar nën flamurin e Sierra Leones.
Të dhënat e gjurmimit të lëvizjeve të anijes e lidhnin udhëtimin e saj të fundit pikërisht me Shqipërinë. MarineRadar raportonte se “Hanuman” po lundronte drejt Durrësit, ndërsa të dhënat AIS të 28 gushtit e vendosnin anijen në Mesdhe me destinacion të deklaruar portin shqiptar. Një tjetër platformë e monitorimit detar e lokalizonte atë në zonën ekonomike ekskluzive shqiptare.
Por historia e “Hanuman” shkon përtej udhëtimit të fundit drejt Durrësit. Anija është përfshirë në databazën “War & Sanctions” të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, GUR, në kategorinë e mjeteve të përfshira në transportin e karburanteve fosile në shkelje të sanksioneve dhe kufizimeve të tjera.
Sipas inteligjencës ukrainase, gjatë periudhës së embargos së G7 dhe Bashkimit Europian ndaj naftës dhe produkteve ruse, si dhe zbatimit të mekanizmit të kufirit të çmimit, “Hanuman” është përfshirë në eksportimin e produkteve ruse drejt vendeve të treta.
GUR evidenton konkretisht një udhëtim të shtatorit 2025, kur “Hanuman” dyshohet se transportoi më shumë se 30 mijë tonë produkte nafte ruse nga Novorossiysk drejt Turqisë. Sipas të njëjtit burim, tankeri ka hyrë edhe në terminalin Sheskharis të portit të Novorossiysk, një kompleks i rëndësishëm për transportin e hidrokarbureve ruse dhe pikë fre e tubacioneve të kompanisë Chernomortransneft, e cila është nën sanksione amerikane.
Në profilin e anijes, inteligjenca ukrainase shënon gjithashtu raste të fikjes së sistemit AIS, i cili përdoret për identifikimin dhe gjurmimin e anijeve, si dhe hyrje në porte ruse. Një e dhënë më e fundit e publikuar nga “Dark Fleet Watch” evidenton një boshllëk prej 11 orësh e 22 minutash në transmetimet AIS të “Hanuman” më 27 gusht, periudhë gjatë së cilës anija kishte përshkuar rreth 90 milje detare.
Në historikun e porteve të vizituara nga “Hanuman”, GUR liston Novorossiysk dhe Gelendzhik në Rusi, disa porte dhe terminale në Turqi, si dhe porte në Kroaci, Greqi, Maltë dhe Shqipëri. Mes tyre figuron edhe Durrësi, çka tregon se ky nuk është destinacioni i parë i anijes drejt portit shqiptar.
Të dhënat e GUR tregojnë gjithashtu një strukturë pronësie dhe menaxhimi jashtë Rusisë. Si pronare dhe menaxhere tregtare e anijes figuron SKHP Logistics Ltd, e regjistruar në Ishujt Marshall, ndërsa si kompani përgjegjëse për menaxhimin e sigurisë, nga gushti 2025, figuron Croma Shipping & Logistics Ltd me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pikërisht përdorimi i flamujve, kompanive dhe strukturave të regjistruara në juridiksione të ndryshme është një nga elementet që shoqëron debatin ndërkombëtar mbi të ashtuquajturën “flotë hije”, e përdorur për të mbajtur në lëvizje eksportet ruse të hidrokarbureve përballë kufizimeve të vendosura pas pushtimit të Ukrainës.
Në rastin e “Hanuman”, autoritetet ukrainase e klasifikojnë anijen si pjesë të këtij aktiviteti, ndërsa vendimi i Kapitenerisë së Durrësit më 28 gusht i ka mbyllur asaj hyrjen në radën e portit shqiptar.hanuman rusia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Temperatura përvëluese edhe këtë të shtunë, ja si parashikohet moti sot 29 Gusht 2026, 07:0507:05Aktualitet Lazarati përfshihet nga flakët, tre grupe në operacion 28 Gusht 2026, 22:1622:16Aktualitet Defekti që pezulloi fluturimet, TIA del me njoftim të rëndësishëm: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen! 28 Gusht 2026, 21:3621:36Aktualitet Zjarr i madh në një fshat të Matit, flakët përhapen me shpejtësi 28 Gusht 2026, 21:2121:21Aktualitet "Rama në burg, Berisha në burg”, nis marshimi i 90-të në rrugët e Tiranës! 28 Gusht 2026, 21:1621:16Aktualitet Protestuesja nga Vjena thirrje nga Bulevardi: Zgjohu Shqipëri! Mos u dorëzoni 28 Gusht 2026, 20:4920:49Aktualitet
