Lajme Zone
PolitikëReport TV

Xhixho kritikon situatën e mbeturinave në kryeqytet: Qytetarët paguajnë taksa po Tirana po mbytet nga plehrat (VIDEO)


Sipas Xhixhos, Tirana po përballet me papastërti dhe mungesë pastrimi, ndërsa qytetarët, edhe pse paguajnë taksa për këtë shërbim, nuk po marrin atë që u takon.

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur sot shqetësimin për situatën e mbeturinave dhe pastrimit në kryeqytet. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ajo denoncon gjendjen e koshave të mbeturinave dhe kërkon më shumë përgjegjësi për pastrimin e Tiranës. "Tirana po mbytet nga plehrat. Koshat e mbeturinave janë kthyer në pika grumbullimi plehrash, me mbetje që derdhen në rrugë dhe qëndrojnë ditë të tëra pa u pastruar. Kjo nuk është “Tirana europiane” që na reklamon qeveria. Është një qytet që po mbytet nga papastërtia, era e rëndë dhe mungesa e higjienës. Qytetarët paguajnë taksa për pastrimin e qytetit. Atyre u takon një Tiranë e pastër, jo një qytet i mbuluar me plehra! Mjaft me propagandën. Tirana ka nevojë për pastrim, kontroll dhe përgjegjësi, jo për fasada dhe foto" shkroi ajo sot në rrjete sociale LEXO edhe...Ferma e kanabisit në Drenovicë të Beratit/ U ekstradua nga Britania një ditë më parë, GJKKO lë në qeli Xhuljano Hoxhën U.D/E.H/ReportTv.al Tirane Erisa Xhixho plehrat bashkia tirane Partia e Lirise Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 24.9% Social media 16.7% Vota total: 2077 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?