Lajme Zone
Serveri i Tatimeve në kaos/ Sistemi nuk fiskalizon faturat, bizneset nuk arkëtojnë dot
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Serveri i Tatimeve në kaos/ Sistemi nuk fiskalizon faturat, bizneset nuk arkëtojnë dot

Aktualisht sistemi i fiskalizimit po mbahet nga Albanian Digital Solution, kompania shtetërore e krijuar nga AKSHI. Kjo kompani, e cila do të ketë monopolin e tenderave në teknologjinë e informacionit është duke mirëmbajtur aktualisht të gjitha sistemet kompjuterike të shtetit, të cilave u kanë përfunduar kontratat me kompanitë private.

Mijëra fatura të lëshuara nga bizneset dhe të pranuara nga sistemi, rezultojnë të pafiskualizuara. Pak ditë pas çmimit të parë botëror për sigurinë kibernetike, Shqipëria shënon një tjetër "arritje" të madhe dixhitale. Këtë herë është sistemi elektronik i Tatimeve, i cili ndonëse pranon faturat e lëshuara nga bizneset, nuk i fiskalizon ato. Kjo e bën të pamundur shlyerjen e tyre nga bizneset pritëse. LEXO edhe...Mijëra vende bosh në administratën shtetërore, arsimi e tatimet 'vuajnë' nga mungesat e punonjësve Aktualisht sistemi i fiskalizimit po mbahet nga Albanian Digital Solution, kompania shtetërore e krijuar nga AKSHI. Kjo kompani, e cila do të ketë monopolin e tenderave në teknologjinë e informacionit është duke mirëmbajtur aktualisht të gjitha sistemet kompjuterike të shtetit, të cilave u kanë përfunduar kontratat me kompanitë private. Që kur shpërtheu skandali AKSHI, qeveria shqiptare ka bllokuar praktikisht çdo tender për teknologjinë e informacionit. Kjo ka bërë që për sistemet e shumë institucioneve të përfjnë kontratat, që ato kishin me kompanitë private. Rrjedhimisht mirëmbajtja e tyre është duke u bërë nga Albanian Digital Solution, por shumë sisteme shfaqin probleme. Ai i fiskalizimit është ndoshta sistemi që prek më shumë qytetarë, pasi duke mos fiskalizuar faturat e bën të pamundur shlyerjen e tyre. Burime nga brenda kompanisë i thanë Kapitalit se ka një javë që sistemi nuk sinkronizohet duke sjellë probleme me fiskalizimin e faturave. Sistemi i fiskalizimit është mirëmbajtur nga një kompani private e quajtur Primus Adriatic, e cila zotërohet nga kroatja Primus Adriatic. Pas përfundimit të kontratës, AKSHI hapi tenderin gjatë vitit të kaluar për mirëmbajtjen e sistemit për 4 vjeçarin e ardhshëm, por pas shpërthimit të dosjes së SPAK për AKSHI-n, tenderi u bllokua dhe nuk është realizuar ende edhe sot./Kapitali P.J/ReportTv.al AKSHI tatimet Albanian Digital Solution Primus Adriatic Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 24.9% Social media 16.7% Vota total: 2077 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?