Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’, Berisha për projektin e PS: Platformë shpopullimi, do të bëjmë çdo gjë për ta kundërshtuar! Zjarret, kreu i PD: Trajtim i pashpirt për zjarrfikësit (VIDEO)


Sali Berisha thotë se Partia Demokratike do të ndërmarrë çdo hap për të kundërshtuar propozimin e socialistëve për shkrirjen e bashkive të vendit. Rruga do të jetë dialogu me qytetarët. Kritika pati edhe për menaxhimin e situatës së zjarreve duke thënë se nuk është mbajtur asnjë premtim financiar për zjarrfikësit.

Sali Berisha thotë se Partia Demokratike do të ndërmarrë çdo hap për të kundërshtuar propozimin e socialistëve për shkrirjen e bashkive të vendit. Rruga do të jetë dialogu me qytetarët. Kreu i PD thekson sërish se harta e re territoriale nuk u shërben interesave të qytetarëve dhe ka si synim centralizimin e kompetencave dhe shpopullimin e vendit. LEXO edhe...Qeverisja vendore në Mbretërinë Shqiptare, model funksional edhe për sot “PD është kundërshtarja e parë e projektit të Edi Ramës me të cilin ai nga 61 bashki kalon në 46. Ne e kemi denoncuar me forcën më të madhe këtë akt të njëanshëm, për 2 arsye kryesore. Së pari, kjo vjen në kundërshtim flagrant me interesat e qytetarëve të ktyre bashkive dhe ka si qëllim madhor Shqipërinë në pëllëmbë të dorës së Edi Ramës, përqendrimin më maksimal të kompetencave. Kjo është platformë e shpopullimit të Shqipërisë sepse privon qytetarët nga shërbimet e domosdoshme për komunitetet. Ne po e ndjekim, kemi dhe do të vazhdojmë një dialog me qytetarët, do të ndërmarrim të gjitha hapat e duhura për kundërshtimin e saj”, tha Berisha. E quan Ramën edhe “mizogjen” për përjashtimin e kryebashkiakes së Dimalit, Juliana Memajn, nga mbledhja e zhvilluar javën e kaluar. “Në një anë ky filloi të flasë për besën, por është i pabesë. Po nëse ecën në rrugën e besës dhe kanunit, në kuvend që të gjithë pa përjashtim janë të barabartë. Dhe jo të nxjerrësh një zonjë nga mbledhja, pavarësisht se ajo është socialiste, por ky është një ofendim, një lëndim për të gjitha gratë e Shqipërisë”, tha Berisha. Kritika pati edhe për menaxhimin e situatës së zjarreve duke thënë se nuk është mbajtur asnjë premtim financiar për zjarrfikësit. “Zjarret në të katër anët, në tërësi janë jashtë kontrollit. Trajtimi i zjarrfikësve dhe punonjësve të angazhuar në shuarjen e flakëve të zjarrit, është cinik, i pashpirt. Asnjë qindarkë nga premtimet, dhe që i meritojnë, të shtesave për vështirësitë e mëdha përballë zjarrit, atyre gjer sot nuk u është dhënë. Asnjë prapavijë mbështetëse për punën tmerrësisht të vështirë dhe të rrezikshme që bëjnë, nuk kanë. Rama dhe ministrat e tij bronzohen në diell, në plazhet më turistike të vendit. Pra, një shtet mafioz pa ligje, që funksionon i tëri në duart e krimit”, tha Berisha. P.J/E.H/ReportTv.al reforma territoriale edi rama PD sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 24.9% Social media 16.7% Vota total: 2077 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?