Lajme Zone
“Workers”, ekspozita e artistit polak Elwertowski në FAB! Elwertowski: Protagonistë punëtorët, shpesh të padukshëm!
KulturëReport TV

“Workers”, ekspozita e artistit polak Elwertowski në FAB! Elwertowski: Protagonistë punëtorët, shpesh të padukshëm!

Pas sezonit të verës, Galeria FAB çel sezonin e ri të ekspozitave me “Workers”, një projekt afatgjatë i artistit polak Jakub Elwertowski, kuruar nga Albes Fusha. Në qendër të “Workers” janë njerëzit që punojnë.

Është një ekspozitë që i kushtohet njerëzve dhe punës së tyre, duke sjellë në vëmendje figura që shpesh mbeten të padukshme në jetën e përditshme. Bëhet fjalë për punë të artistit polak Jakub Elwertowski që do të jenë në dispozicion të artdashësve në galerinë FAB. “Është ekspozita e parë e sezonit dhe një ekspozitë shumë e veçantë. Jakub Elwertowski ka qenë i pranishëm në Shqipëri edhe rreth 15 vite më parë dhe kjo ekspozitë vijon një bashkëpunim të hershëm mes artistëve polakë dhe Fakultetit të Arteve të Bukura.”, tha Ermir Hoxha, pedagog në Universitetin e Arteve dhe menaxher i galerisë FAB. LEXO edhe...Prek Cali, qëndresa antikomuniste e veriut! Ekspozitë te varrezat e Rrmajit në Shkodër, Sula: Brezat të njohin regjimin, arrestimet e dhuna ishin pjesë e pandarë e tij Elwertowski nuk kërkon metafora apo simbolika të fshehura, por i sheh personazhet e tij përmes një gjuhe të drejtpërdrejtë, të përmbajtur dhe dokumentuese. “Protagonistët e serisë janë punëtorët, puna e të cilëve formon themelin e shoqërisë bashkëkohore. Ata shpesh mbeten të padukshëm dhe të pavlerësuar. Kjo nuk është një punë e udhëhequr nga shprehja emocionale. Nuk ka metafora apo simbole të fshehura. Është një dokument, një formë raporti.”, tha artisti Jakub Elwertowski. Veprat janë realizuar në teknikën e kolazhit, një medium me të cilin artisti punon prej vitesh. Gazeta, materiale të aplikuara, ngjitës, bojë akrilike dhe njolla letre bëhen pjesë e vetë strukturës së veprës. “Mahnitja ime me kolazhin lidhet edhe me faktin se disertacioni im i doktoraturës u bazua në këtë teknikë. Materialet dhe gjurmët që mbeten në sipërfaqe janë pjesë e gjuhës time vizuale. Ato u japin veprave karakter dhe kuptim.”, vijoi Elwertowski. Për kuratorin Albes Fusha, ekspozita përcjell një mesazh të qartë, pa e komplikuar veprën. “Punët janë shumë estetike dhe shumë të qarta. Ashtu siç thotë edhe vetë autori, nuk ka ndonjë kuptim të fshehur brenda tyre. Ajo që sheh, ajo është. Për mua ishte një ekspozitë e lehtë për t’u kuruar pikërisht për këtë qartësi.”, tha kuratori Albes Fusha. “Workers” është njëkohësisht edhe një rikthim te marrëdhëniet artistike shqiptaro-polake, të ndërtuara ndër vite përmes ekspozitave dhe bashkëpunimeve mes artistëve dhe institucioneve të artit. “Kjo ekspozitë tregon vazhdimësinë e bashkëpunimit me kolegët polakë dhe hap rrugën për mundësi të reja bashkëpunimi ndërkombëtar.”, vijoi Fusha. B.G/ReportTv.al Ermir Hoxha Albes Fusha Jakub Elwertowski ekspozite Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.2% Drejtësia 67.3% Nuk e di 3.5% Vota total: 3604 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?