Lajme Zone
'Bomba', çudi e tradhti në orët e fundit të merkatos evropiane në futboll! Manchester City shpenzon 380 mln € vetëm për mesfushën
SportReport TV

'Bomba', çudi e tradhti në orët e fundit të merkatos evropiane në futboll! Manchester City shpenzon 380 mln € vetëm për mesfushën

Orët e fundit të merkatos evropiane në futboll, ashtu siç priteshin, kanë rezultuar të çmendura pasi disa marrëveshja u realizuan, të tjera dështuan në limite, disa nuk kaluan vizitat mjekësore dhe të tjerë nuk dinin se kë avion të zgjidhnin.

Përflitej shumë në ditët e fundit, por transferimi i Enzo Fernandes nga Chelsea te Manchester City është finalizuar në limitet e kohës së merkatos evropiane. ‘qytetarët’ e drejtuar nga Enzo Maresca dhe të mbështetur nga fondet arabe paguan 145 milionë euro te londinezët. Vetëm për repartin e mesfushës Manchester City ka paguar këtë merkato vere 380 milionë euro përfshirë Anderson dhe Buadi. Pas largimit të Fernandes Chelsea u përpoq të gjente një zëvendësues, por fillimisht mori bllok nga Gasperini që Roma të shiste Manu Kone-n për 60 milionë euro, ndërsa çuditërisht dështoi edhe marrëveshja për Lamine Camara. Chelsea dhe Monaco arritën në orët e fundit një marrëveshje për 55 milionë euro, por që u prish në limitet e kohës nga francezët. Monaco që ishte duke negociuar edhe për shitjen e Balogun te Everton kërkoi të mos hiqtë dorë nga të dy futbollistët. Ndërkohë që pritej vetëm finalizimi për sulmuesin Balogun i mbylli derën Chelsea-s për mesfushorin Camara, por më vonë Monaco u njoftoi se Balogun nuk i kaloi vizitat mjekësore dhe transferimi dështoi. Në këtë mënytë francezët humbën paratë që i kishin jetike, por lanë edhe Chelsea-n pa mesfushorin që kërkohej me ngulm. LEXO edhe...Burnley shet sulmuesin në momentet e fundit të merkatos, 'gradon' Armando Brojën për sezonin e ri Një tjetër histori e çuditshme e orëve të fundit në merkato ishte edhe ajo e Malick Fofana. Klubi i Lyon kishte rënë dakord me dy klube angleze, Crystal Palace dhe Sunderland, për shitjen e sulmuesit për 35 milionë euro. Kështu që si Palace ashtu edhe Sunderland dërguan dy avionë ‘charter’ për të marrë 21-vjeçarin, i cili ishte shumë konfuz. Për rrjedhojë ai refuzoi të hipte në avion dhe kreu vizitat mjëkësore në një spital privat në Francë. Vetëm pasi foli në telefon me presidentin e Sunderland ai vendosi të nënshkruante marrëveshjen, ndërsa sot do të udhëtojë drejt Anglisë. Ne.k./ReportTv.al merkato enzo fernandez Manchester City chelsea Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.4% Nuk e di 3.6% Vota total: 3661 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?