Shtatori do të jetë një muaj i nxehtë dhe me temperatura me vlera mbi mesataren. Kështu tha Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. “Do të jetë një shtator i nxehtë. Ky vit do të jetë nxehtë deri në fund për shkak të ndryshimeve klimatike", tha Gjoni. LEXO edhe...Ditë e kthjellët dhe me temperatura të nxehta...parashikimi i motit për sot (VIDEO) Në 2 javët e para Gjoni thotë se temperaturrat maksimale do të jenë të larta si në zonat bregdetar dhe në ato të ulëta e malore. “Në zonat bregdetare temperatuara maksimale është 36 gradë celcius, minimalja është 23 gradë. Në zonat e ulëta 35 temperaturat maksimale, 22 ato minimalet. Në zonat malore temperaturat makismale arrijnë vlerën 30-31 gradë celcius, kurse ato minimalet do të jenë 15 gradë”, tha Gjoni. "Problematike për këtë javë mbeten grimcat e pluhurit në ajër, që janë të pranishme sa herë kemi valë të të nxehtit", theksoi ajo. Ashtu si gushti Gjoni shton se edhe ky muaj do të jetë i thatë, pavarësisht reshjeve të dobëta të shiut që do të ketë në zonat malore. Sa i përket dy javëve të tjera, në veçanti të asaj të fundit Gjoni nënvizoi se temperaturat do të vijojnë të ulen. Xh.K/ReportTv.al anira gjoni Sot Live në Shqipëri moti temperatura te larta Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.4% Nuk e di 3.6% Vota total: 3661 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

