Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, i cili zhvilloi sot takimin e parë zyrtar me kreun e qeverisë shqiptare. Rama ka publikuar një foto nga takimi, duke i uruar mirëseardhjen diplomatit amerikan në Shqipëri. “WELCOME 🇦🇱🦅🇺🇸”, shkruan Rama në postimin e tij, ndërsa e shoqëron me përshkrimin: “Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”. Takimi u zhvillua dy ditë pasi Wendt paraqiti letrat kredenciale te Presidenti Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama

