Lajme Zone
Vuçiç: Serbia zgjedh diplomacinë për Kosovën, nuk na duhet konflikt me NATO-n!
BotëReport TV

Vuçiç: Serbia zgjedh diplomacinë për Kosovën, nuk na duhet konflikt me NATO-n!

Teksa pranoi se vendimet për Kosovën janë të vështira, Presidenti serb tha se Beogradi nuk dëshiron një konflikt me NATO-n ndaj do të vazhdojë përpjekjet diplomatike,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se Beogradi nuk do të pranojë, sipas tij, dëbimin e serbëve nga Kosova, por theksoi se Serbia do ta vazhdojë betejën me mjete diplomatike dhe pa hyrë në konflikt me NATO-n. Gjatë një vizite në qarkun e Rasinës, Vuçiç tha se e kupton zemërimin e serbëve për zhvillimet në Kosovë, por se zgjidhja nuk është përshkallëzimi. LEXO edhe...Mediat serbe: Një 'top zjarri' u lëshua nga Kosova drejt Serbisë! Vuçiç: Gjetëm pajisjen me parashutë! Prishtina i hedh poshtë akuzat “Po luftojmë me të gjitha mjetet diplomatike dhe paqësore për të mbrojtur popullsinë tonë. Nuk na duhet një konflikt me NATO-n në këtë moment, por nuk do të lejojmë dëbimin e popullsisë sonë”, deklaroi ai. Vuçiç shtoi se vendimet për Kosovën janë të vështira dhe kërkojnë kujdes, pasi, sipas tij, çdo veprim mund të ketë pasoja. Në fund të deklaratës, ai tha se nuk do të jetë ai që “do t'ua kthejë nënave fëmijët në arkivole”. U.D/ReportTv.al serbi kosove Albin Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 55% Keq 32.4% Nuk e di 12.6% Vota total: 932 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?