As dënimi me 81 vite burg i katër ish-krerëve të UÇK-së nuk e kënaqi Beogradin. Në një konferencë për shtyp, presidenti serb Aleksandar Vuçiç analizoi pikë për pikë aktgjykimin e Hagës, shfaqi fotografi të viktimave serbe dhe u përpoq të minimizonte peshën e vendimit, duke këmbëngulur se gjykata nuk pranoi pretendimet kryesore të Serbisë për luftën në Kosovë. Vuçiçi e ndërtoi argumentin e tij mbi faktin se Dhomat e Specializuara rrëzuan gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit. Sipas tij, kjo tregon se gjykata "nuk deshi ta rrënonte kredibilitetin e UÇK-së" dhe nuk pranoi narrativën që Serbia ka mbrojtur prej vitesh. "Është e rëndësishme të theksoj se trupi gjykues nuk konstatoi sulme sistematike kundër popullsisë civile. Nuk deshën ta rrënonin kredibilitetin e UÇK-së. Çfarë nuk përfshihet në këtë vendim? Krimet kundër njerëzimit. Të gjashta pikat e aktakuzës u hodhën poshtë. Të gjitha krimet e kryera kundër serbëve pas 20 qershorit 1999 nuk u morën parasysh. Nuk ka përgjegjësi as për 'Shtëpinë e Verdhë'", deklaroi ai. LEXO EDHE:'UÇK-ja nuk ishte në gjyq' Franca dhe Gjermania reagojnë pas vendimit të Hagës: Aktgjykimi nuk shfajëson krimet e regjimit jugosllav Për të përforcuar këtë mesazh, presidenti serb shfaqi gjatë konferencës fotografi të viktimave serbe dhe jo-shqiptare, duke pretenduar se autorët e këtyre krimeve nuk janë dënuar dhe se rastet nuk janë marrë në konsideratë nga gjykata. "Mund t'ju tregoj vetëm këtë fotografi, që ta shihni se çfarë masakre është kryer dhe, siç e shihni, as për këtë krim askush nuk është përgjigjur. Kemi edhe shumë fotografi të tjera. Nuk janë marrë në konsideratë", tha Vuçiçi. Në fund, Vuçiçi u përpoq të ulte pritshmëritë në Serbi, duke theksuar se procesi nuk ka përfunduar ende dhe se vendimi mund të ndryshojë në shkallët e tjera të gjykimit. "Ne nuk kemi arsye as të gëzohemi, as të pikëllohemi. Edhe nëse vendimi konfirmohet, ekziston edhe një instancë e tretë... Prandaj nuk duhet ta presim këtë vendim me eufori, por të jemi të duruar", u shpreh ai. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite burgim, pasi u shpallën fajtorë për krime lufte. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 19:39 Vuçiç akuzon Perëndimin për hipokrizi: Nuk reaguat kur shqiptarët sulmuan EULEX-in! Aleanca Zagreb-Prishtinë-Tiranë? Shqetësohem për Serbinë! Në fund të konferencës, Aleksandër Vuçiç akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta, duke pretenduar se nuk pati reagim të fortë pas sulmeve të protestuesve shqiptarë ndaj EULEX-it në Kosovë dhe autoriteteve holandeze në Hagë. Sipas tij, kjo tregon "hipokrizinë" me të cilën përballet Serbia."I patë sulmet e shqiptarëve të zemëruar ndaj EULEX-it në Prishtinë dhe ndaj autoriteteve holandeze në Hagë, por nuk pati reagim të ashpër. Kjo është një mësim i madh se çfarë hipokrizie mbizotëron në botë. Serbët do të jenë gjithmonë kriminelë, ndërsa të tjerët do të jenë heronj", tha Vuçiç.Presidenti serb përmendi gjithashtu "aleancën Zagreb-Prishtinë-Tiranë", duke thënë se ende nuk ka marrë përgjigje pse është krijuar dhe se kjo, sipas tij, është një arsye për shqetësim për Serbinë."Ende nuk kam marrë përgjigje pse krijuat aleancën Zagreb-Prishtinë-Tiranë. Unë e di pse dhe pikërisht për këtë shqetësohem për Serbinë", deklaroi Vuçiç. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 18:54 Verdikti i Hagës, Vuçiç u kërkon serbëve të mos festojnë: Vendimi nuk është përfundimtar Gjatë konferencës për shtyp në Beograd Aleksandër Vuçiç u kërkoi serbëve të mos e konsiderojnë procesin të mbyllur dhe të mos festojnë, ndërsa vazhdoin të këmbëngulë se aktgjykimi nuk i përfshiu, sipas tij, akuzat më të rënda që Serbia ka ngritur ndaj UÇK-së."Ne nuk kemi arsye as të gëzohemi, as të pikëllohemi. Edhe nëse vendimi konfirmohet, gjë që e kam të vështirë ta besoj, ekziston edhe një instancë e tretë - Gjykata Kushtetuese e të ashtuquajturës Kosovë, e cila mund ta kthejë çështjen në rigjykim. Prandaj nuk duhet ta presim këtë vendim me eufori, por të jemi të duruar." tha aiVuçiçi tregoi publikisht fotografi të serbëve të vrarë, duke pretenduar se autorët nuk janë ndëshkuar dhe tha se se pas Apelit ekziston edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe tha se vendimi mund të ndryshojë. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 18:46 Vuçiç sulmon aktgjykimin e Hagës: Nuk deshën ta godisnin UÇK-në, u hodhën poshtë 6 akuzat për krime kundër njerëzimit Gjatë një konference për shtyp, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u përpoq ta paraqesë vendimin e Dhomave të Specializuara si një aktgjykim që, sipas tij, nuk pranoi pretendimet kryesore të Serbisë për luftën në Kosovë.Ai theksoi se gjykata rrëzoi gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit dhe pretendoi se "nuk deshi ta rrënonte kredibilitetin e UÇK-së", pasi nuk konstatoi sulme sistematike kundër popullsisë civile.Vuçiç tha se në aktgjykim nuk u përfshinë, sipas tij, krimet ndaj serbëve pas 20 qershorit 1999 dhe çështja e "Shtëpisë së Verdhë", duke lënë të kuptohet se, megjithëse ish-krerët e UÇK-së u dënuan, gjykata nuk e pranoi narrativën që Serbia ka mbrojtur prej vitesh për konfliktin në Kosovë. "Është bërë shumë padrejtësi, por as ne të gjithë së bashku nuk kemi qenë mjaftueshëm të gatshëm të përballemi me krimet që janë kryer në emrin tonë. Megjithatë, zgjidhja për të ardhmen qëndron te biseda, mirëkuptimi më i madh dhe dialogu me të gjithë. Ky është një vendim i shkallës së parë i dhënë nga gjykata e Kosovës, sepse kjo është gjykatë e të ashtuquajturës Kosovë. Ata e krijuan këtë mekanizëm të posaçëm para 11 vitesh nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, për të shmangur krijimin e një tribunali ad hoc, si ai që u formua gjoja për territorin e ish-Jugosllavisë, por që në fakt ishte krijuar kundër serbëve dhe popullit serb. Është e rëndësishme të theksoj se trupi gjykues nuk konstatoi sulme sistematike kundër popullsisë civile. Ata nuk deshën ta rrënonin kredibilitetin e UÇK-së. Çfarë nuk përfshihet në këtë vendim? Krimet kundër njerëzimit. Të gjashta pikat e aktakuzës u hodhën poshtë. Të gjitha krimet e kryera kundër serbëve pas 20 qershorit 1999 nuk u morën parasysh, sepse u vlerësua se KFOR-i kishte mbërritur dhe nuk kishte më konflikt të armatosur. Nuk ka përgjegjësi as për 'Shtëpinë e Verdhë'." U.D/Shqiptarja.com Share Ora 16:12 Serbia reagon pas vendimit të Hagës: UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dënimet nuk mjaftojnë! Vendimi i Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së u shfrytëzua menjëherë nga Beogradi për të sulmuar sërish Kosovën. Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, tha se aktgjykimi konfirmon, sipas tij, pretendimet e Serbisë për UÇK-në, ndërsa kritikoi ashpër rrëzimin e akuzave për krime kundër njerëzimit."Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dëshmoi se UÇK-ja ishte organizatë kriminale dhe terroriste dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë", deklaroi Daçiç.Ai u ndal veçanërisht te vendimi i gjykatës për të mos i shpallur fajtorë për krime kundër njerëzimit, duke e cilësuar këtë "manovër politike"."Është e turpshme që vrasjet sistematike të serbëve nuk u cilësuan si krime kundër njerëzimit", tha Daçiç, duke shtuar se, sipas tij, edhe dënimet e shqiptuara nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave serbe. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: Gjyqi ndaj UCK ne Hage gjykata speciale ne hage aleksander vucic Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Five company: 16/09/2026 18:54 Jo 25 vite, por edhe 1225 vite te kalojne ju nuk do ta pranoni qe i urreni shqiptaret!Kjo eshte e verteta qe ndjeni, kuptoni por nuke pranoni. Planifikuat, projektuat me nje mizori dhe urrejtje te tejskashme, cdo veprim vetem per te shkaterruar shqipetaret dhe ata qe e meritojne emrin shqipetar! Përgjigju Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.2% Nuk e di 5% Vota total: 918 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

